Fushata “Gratë Propozojnë” inkurajon pjesëmarrjen e grave në zgjedhje

Vazhdimi i fushatës së RRGGK-së “Partitë Politike Punojnë për Gratë”, “Gratë Propozojnë”, vazhdoi të promovojë pjesëmarrje më të madhe dhe efektive të grave në zgjedhjet e vjeshtës 2004, dhe si votues dhe si kandidatë të të gjitha partive politike. Fushata përbëhej nga një varg mbledhjesh publike që bashkoi kandidatët femra dhe qytetarët në çdo komunë. Violeta Selimi ishte koordinatore e fushatës. Fushata
u përkrah nga OSBE dhe Zyra Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SDC). Me ndihmë teknike nga STAR Network of World Learning dhe UNIFEM.