Rrjeti Mbikëqyrës i Buxhetimit Gjinor hap akademinë elektronike për BPGj

Rrjeti Mbikëqyrës i Buxhetimit Gjinor, pjesë e së cilit është Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), ka hapur platformën elektronike (e-learning) për trajnime falas për Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor (BPGj).

Akademia elektronike për BPGj është e menduar kryesisht për përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile që dëshirojnë të përmirësojnë kapacitetet e tyre në këtë fushë dhe të rrisin përdorimin e BPGJ-së gjatë monitorimit të politikave dhe financave publike.

Kurset që mund të ndiqen janë:

  1. Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor (BPGJ);
  2. Vlerësimi i përfitimit gjinor;
  3. Analiza e buxhetit gjinor;
  4. Vlerësimi i ndikimit gjinor;
  5. Mbikëqyrja gjinore e buxhetit në financimin e ndryshimeve klimatike;
  6. Avokim dhe lobim në BPGJ dhe klimë;
  7. Monitorimi i përgjigjes ndaj qëndrueshmërisë.

Trajnimet mund të ndiqen në gjuhën shqipe, angleze, serbe, boshnjake, malazeze dhe rumune.

Për t’u regjistruar në kurse klikoni në këtë  link.  

Kjo nismë mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida).