Gratë në Gjakovë mësojnë për shtatëzëninë dhe ëmësinë.

Gratë Aktive nga Gjakova

Organizata Gratë Aktive të Gjakovës organizoi një sërë ligjerata për gratë rome, ashkali dhe egjiptase në Gjakovë për tu njohtuar për shtatzëninë.
“Unë nuk di asgjë si mund të përdor metodat për tu mbrojtur nga shtatzënia e padëshiruar", thotë Tabe Maliqi, një grua që ka marrë pjesë në ligjërata.

“Falë RrGGK-së, rreth 170 gra me arsimim të ulët dhe kushte shumë të vështirra ekonomike tani kanë marrë informata themelore mbi këtë temë", tregon Valbona Rizvanolli, drejtoreshë e OJQ-së Gratë Aktive të Gjakovës. "Për këtë temë ato kishin pak njohuri”.

Për shembull, "deri tani kam menduar se periudha e shtatzënisë zgjatë shtatë muaj" thotë një grua. "Nëpërmjet këtij projekti mësova se në të vërtetë shtatzënia zgjat nëntë muaj.”

Gratë pjesëmarrëse nuk diskutuan vetëm çështjet e shtatzënisë dhe amësisë; ato gjithashtu shprehën vullnetin e tyre për tu konsultuar me një gjinekologe dhe që dëshirojnë të bëjnë vizita mjeksore. Duke marrë parasysh gjendjen e tyre të mjerë ekonomike, organizata planifikon për të identifikuar një zgjidhje që ato të kenë mundësi për kontrolla të tilla në të ardhmen.