Duke filluar që nga tetori i vitit 2004 e deri në mars të vitit 2005, anëtaret e RRGGK morën pjesë në “Gratë për Gratë – Grupi Përkrahës për Nënat që ushqejnë me gji foshnjat”. Projekti u realizua në bashkëpunim mes UNICEF-it, Grupit Punues për Iniciativën Kosovare për Spitale Miqësore për Foshnje (BFHI) dhe OJQ-ve lokale. Ky projekt i financuar nga UNICEF-i kishte për qëllim të ngrisë nivelin e ushqimit
ekskluziv me gji duke krijuar grupe përkrahëse funksionale dhe të përmbajtshme të tipit “gratë për gratë”. Grupet kryesisht përkrahnin dhe promovonin ushqimin me gji në nivel të bashkësive. Grupet theksuar rëndësinë e të ushqyerit me gji gjatë gjashtë muajve të parë.
RRGGK ka krijuar dhe mirëmbajtur komunikim të ngushtë me shtëpitë e lindjes në mënyrë që të mbledhë informacion mbi nënat e reja dhe nëse është e nevojshme, t’iu bëhet atyre një vizitë në shtëpi. Grupet mbështetëse u konsultuan me nënat, gratë dhe anëtarët e familjes për rëndësinë e ushqyerjes me gji dhe menaxhimin e laktacionit.
Diskutimet u zhvillua në qendra dhe zyra të OJQ-ve, si dhe përmes konsultimeve telefonike apo vizitave në shtëpi. RrGGK ofroi informacion dhe këshillim mbi ushqyerjen me gji pa diskriminim dhe me vëmendje të veçantë për gratë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe gratë që jetojnë në zonat rurale.