Hendifer Organizon Trajnime rreth Kancerit

 Numri i grave i rrezikuar nga kanceri i gjirit po rritet çdo ditë e më shumë. Sidomos në zonat rurale ku njerëzit nuk janë aq të informuar për rëndësinë e zbulimit të hershëm dhe vizitat e rregullta te mjeku.

     Për këtë arsye OJQ Hendifer ka organizuar trajnime për kancerin e gjirit dhe qafës së mitrës në fshatra të ndryshme të Ferizajit.
     Deri më tani kanë marrë pjesë 205 gra në këto trajnime.
     Numri i grave të interesuara për të marrë pjesë në këto trajnime është shumë i madh. Shtatë fshatra të komunës së Ferizajit (Jezerc, Cërnillë, Zllatar, Koshare etj.) kanë dërguar kërkesa me shkrim Hendiferit për të organizuar këto trajnime edhe në fshatrat e tyre.
     Gjatë trajnimit gratë kanë mundësi të bëjnë pytje për gjendjen e tyre shëndetsore dhe shqetësimet e tyre. Gratë të cilat ishin të shqetësuara që kanë ndonjë gjëndërr të rrezikshme, doktoresha u bëri egzaminime aty për aty, si dhe u tregoi grave si të egzaminojnë vetën për kancerin e gjirit në shtëpi.
“Shumica e grave pjesëmarrëse pas trajnimit kanë vizituar doktorin dhe kanë bërë analiza” tha Fazile Bungu drejtoresha Ekzekutive nga Hendifer. “Fatkeqësisht ne kemi pasur dy gra që janë diagnostifikuar me kancer në qafën e mitrës, por e kanë zbuluar me kohë dhe tani janë duke u mjekuar dhe jeta e tyre është jashtë rrezikut.”