Gjatë një interviste pune, mes të tjerash, jam pyetur nëse martesa ime është e qëndrueshme dhe nëse jam e dashuruar, sepse ata nuk donin të punësojnë dikë që do të jetë i paplotësuar dhe nën stres. Më pyetën shumë gjëra, por kjo mbetet budallallëku më i madh që kam dëgjuar ndonjëherë. ” pjesëmarrëse në punëtori.
Të drejtat e punëtorëve dhe informacioni se ku duhet të raportohet diskriminimi në punë rrallë diskutohet në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu, nuk ka ndonjë manual të punëtorëve përmes të cilës të punësuarit mund të informohen më mirë për të drejtat e tyre.
Gratë, në veçanti, vuajnë ndjeshëm nga kjo mungesë informacioni. Madje, ato shpesh vihen në një pozitë të pafavorshme, si gjatë intervistave për punë kur punëdhënësit bëjnë pyetje seksiste në lidhje me planet e tyre të martesës dhe prindërimit.
“Për fat të keq, kjo është situata në vendin tonë; nëse me mirësjellje refuzoni t’i përgjigjeni pyetjes dhe i informoni ata se nuk është e ligjshme të kërkoni këto gjëra, diskualifikoheni automatikisht nga ajo pozitë pune. ” tha M.T., pjesëmarrëse në punëtorinë e organizuar nga ROZA.
Në përgjigje të komenteve të tilla, ROZA nisi fushatën informuese në rrjetet sociale. Fushata u përpoq të informonte të rinjtë në lidhje me diskriminimin dhe të drejtat e punës. Kjo fushatë synoi vajzat e moshës 18 deri 35 vjeç dhe përfshiu disa postera dhe një thirrje për veprim. ROZA krijoi një manual të quajtur “Çfarë më pret në tregun e punës – Një udhëzues i shkurtër për të rinjtë”. Fushata arriti të kishte 504 reagime, 52 komente dhe 87 shpërndarje në Facebook.
Për më tepër, në kuadër të kësaj nisme, ROZA mbajti gjashtë punëtori për të informuar vajzat dhe gratë për të drejtat e tyre gjatë intervistave të punës. Këto punëtori kishin në shënjestër vajzat që po mbaronin shkollën e mesme dhe planifikojnë t’i bashkangjiten fuqisë punëtore së shpejti.
ROZA nga shtatori deri në dhjetor mbajti punëtori, ku për shkak të masave kundër COVID-19 dhe pandemisë, tre prej punëtorive u zhvilluan online. Përfitues të projektit ishin gjithësej 57 pjesëmarrëse
Në mënyrë që të përcaktohet niveli i njohurive të pjesëmarrësve, disa pyetësorë u shpërndanë para dhe pas punëtorive. Në përgjithësi, 60% e pjesëmarrësve demonstruan se kishin përmirësuar njohuritë e tyre. Kështu, punëtori të tilla duken jashtëzakonisht të efektshme për informimin e vajzave në lidhje me të drejtat e tyre në vendin e punës.
Gjatë kësaj fushate, sindikatat, organizatat dhe institucionet përkatëse gjithashtu morën më shumë informata në lidhje me situatën dhe pengesat me të cilat përballen vajzat në tregun e punës, sa i përhapur është diskriminimi dhe zgjidhjet e mundshme.
Si rezultat i kësaj fushate, ROZA ka zgjeruar audiencën e saj në Facebook, nga 3,500 pëlqime në fillim në 5,519 pëlqime tani. Arritja totale e fushatës ishte 160,670, dhe kishte 544,817 përshtypje. Kjo tregon se njerëzit në rajon janë të interesuar për këtë temë dhe diskutimi publik mbi të drejtat e punës është shumë i nevojshëm.
Ky aktivitet ishte pjesë e nismës të OJQ ROZA, mbështetur nga Kvinna till Kvinna, Rrjeti i Grave të Kosovës dhe partnerët e tyre përmes aksionit “Përparimi i të Drejtave të Punës së Grave”. Kjo nismë financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financohet nga Bashkëpunimi Ndërkombëtar Suedez për Zhvillim (Sida). Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi e ROZA dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian ose Sida.