Nafije Latifi nga Jeta-Vita ndan mirënjohje Presidentes Jahjaga për kontributin e saj në luftën kundër kancerit të gjirit.

Jeta-Vita ndan Mirënjohje Presidentes Jahjaga

Më 17 dhjetor, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, priti për vizitë delegacionin me: Nafije Latifin, drejtore ekzekutive e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të gjirit Jeta-Vita, Minire Zuna-Bunjaku, anëtare e bordit të Qendrës dhe Igballe Rogova, drejtore ekzekutive e RrGGK.
Gjatë vizitës, Jeta-Vita shprehi mirënjohjen e tyre për kontributin dhe angazhimin e Presidentes për të luftuar kancerin e gjirit. Me 12 tetor, Presidentja Jahjaga ka mbështetur iniciativën vjetore të Jeta-Vita që mbledh qytetarët në marsh me moton: “Zbulimi i hershëm = Mbijetesë”.
Gjatë vizitës së tyre, delegacioni ndau Mirënjohje Presidentes Jahjaga.
“Në këtë mënyrë ne duam të shprehim mirënjohjen tonë për kontributin dhe angazhimin e zonjës Jahjaga në luftën kundër kancerit të gjirit ” tha Nafije Latifi.