Këtë vit, në bazën qendrore “Film City” KFOR-i shënoi “Ditën e Perspektivës Gjinore” duke organizuar Konferencën Ndërkombëtare për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë, që u mbajt me 6 mars 2018.
Kjo konferencë synon të mundësojë një platformë për KFOR-in dhe NATO-n si dhe institucionet dhe organizatat vendore e ndërkombëtare në Kosovë për të diskutuar tema lidhur me gjininë, me fokus të veçantë në çështje të sigurisë dhe gjeneratës së re nga një perspektivë gjinore. Prandaj, kjo ngjarje kishte për qëllim të përçonte mesazhin lidhur me rëndësine e një agjende për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe gjendjen aktuale të barazisë gjinore në Kosovë.
Pas fjalës hyrëse të komandantit të KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore CUOCI, konferenca vazhdoi punën në dy panele. Paneli i parë nënvizoi angazhimet, punën dhe sugjerimet për “Sfidat e Sigurisë së Grave në Kosovë” ku folës ishin Flora Macula, Feride Rushiti, Taibe Canolli, Vahagn Muradyan dhe Kethlin Edith Piirma.
Ndërkaq në panelin e dytë, Igballe Rogova, Edi Gusia, Adrijana Hodzic, Tijana Simic LaValley dhe Irfete Spahiu diskutuan për “Gratë si Aktore të Paqes dhe Sigurisë”.
Përveç tjerash, znj. Rogova foli edhe për Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (RKSOKB) 1325 Rezolutën e Kombeve të Bashkuara për Gratë paqen dhe sigurinë 1325 nga perspektiva politike dhe perspektiva gjinore, duke theksuar mundin dhe rolin e grave të shoqërisë civile në këtë proces. Ajo tutje tregoi për avokimin ndërkombëtar dhe vendor për zbatimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (RKSOKB) 1325 që nga miratimi i saj në vitin 2000 dhe se si pas luftës në Kosovë, ajo përdori Rezolutën për të kërkuar më shumë takime mes zyrtarëve të KB – së, vendim-marrësve ndërkombëtarë dhe grave në Kosovë.
Si folëse mysafire nga sfera politike ishin Burbuqe Deva Bakija dhe Mimoza Kusari Lila.
Vitin e kaluar, konferencën për “Ditët e Perspektivës Gjinore”, ishte hera e parë që KFOR-i organizoi një ngjarje jashtë rrethojave të bazës së tyre me ç’rast, atëherë, Gjeneral Major Giovanni Fungo e pati cilësuar si një hap për tu lidhur më shumë me shoqërinë kosovare.