Të rinjët e Kosovës marrin pjesë në fushatën globale One Billion Rising për të ndalur dhunën kundër grave dhe vajzave.

Kosova u Bashkua në One Billion Rising

Më 14 Shkurt, Kosova iu bashkua 207 vendeve, duke shënuar V-Day (V-Dita) në aksionin më të madh global në histori për të ndalur dhunën ndaj grave dhe vajzave. Për të shënuar përvjetorin e vet të 15-të, V-Day lansoi fushatën e saj më ambicioze deri më sot, One Billion Rising (Një Miliardë Ngrihen në Këmbë).

“One Billion” rrjedh nga statistika që një në tre femra përjetojnë dhunën gjatë jetës së tyre, dhe kështu më shumë se një miliardë femra nëpër botë janë të prekura nga dhuna.
Fushata mbarë botërore e V-Day për vitin 2013, inkurajoi një miliardë femra dhe njerëz që i duan ato që të “Ecin, Vallëzojnë, të Ngriten në këmbë dhe të Kërkojnë” t’i ipet fund dhunës.
“Është një ndër fushatat më atraktive që kam parë deri më tani,” tha Fitorja, pjesëmarrëse në ngjarjen e Kosovës për One Billion Rising “dhe mendoj që ka pasur një ndikim të madh.”

Vullnetarë të moshave 15-17 organizuan ngjarjen e Kosovës. Grupi organizatorë përfshinte anëtarë të grupit medial Kosovo 2.0 dhe të Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK). Ata krijuan një faqe të Facebook-ut One Billion Rising Kosovo, dhe Kosovo 2.0 bëri mbulimin medial. Albulena Shabani një artiste shqipëtare nga Maqedonia krijoi një video promocionale. Dy të rinjë organizatorë, Lindi dhe Andrea, performuan një emetim të këngës së Rita Ora-s “Shina Ya Light”me një thirrje speaciale të One Billion Rising.

One Billion Rising në Kosovë mblodhi gra dhe burra për të Ecur, Vallëzuar dhe për tu Ngritur në këmbë në një ndejë në ambient të hapur në rrugë, mbi platonë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, nën muzikën e lëshuar nga Oda Haliti. Të rinjë e të vjetër iu bashkangjitën ndejës, duke demonstruar rezistencën e tyre kundër dhunës ndaj femrës.
“Pse nuk kemi më shpesh ndeja të tilla?” u ankua një vajzë 10 vjeçare. “Vallëzimi në rrugë është një mënyrë e shkëlqyer për të ngritur zërat tanë për çështje të tilla të mëdha,” u pajtuan pjesëmarrës të tjerë.
V-Day e mbajtur në Ditën e Shën Valentinit, është një lëvizje globale aktiviste që synon t’i jap fund dhunës kundër grave dhe vajzave. Ajo përfshinë ngjarje të ndryshme që synojnë ngritjen e vetëdijes, sigurimin e fondeve dhe mbështetjen e punës së organizatave që punojnë kundër dhunës. Përmes fushatave të V-Day, vullnetarë dhe studentë kanë krijuar shfaqje si ajo Monologjet e Vaginës dhedokumentarë të tjerë.