Fushata "Të njohim të drejtat" përmes kultures edukon qytetarët për të drejtat

Plani Kombëtar i Veprimit, Ligji për Barazi Gjinore, Ligji Kundër Diskriminimit, dhe Ligji për Familjen, të gjitha të shpallura në vitin 2003-2004, janë të arritura të mëdha për barazi gjinore. Këto mundësojnë promovimin dhe mbrojtjen e drejtave të njeriut në Kosovë.
Megjithatë, problemet shoqërore si dhuna ndaj grave, trafikimi i femrave, shkalla e ulët e grave të regjistruara në shkolla dhe universitete,
shkalla e lartë e varfërisë tek femrat, diskriminimi gjinor në botën e biznesit, dhe mungesa e femrave në politikë, ende e rëndojnë gjendjen në Kosovë.

Gjersa mekanizmat gjinore ekzistojnë në nivelin politik, shumë meshkuj dhe femra nuk kanë dijeni për të drejtat e tyre, se si ti
qasen mbrojtjes e cila u sigurohet me ligjet e reja, apo se si të përdorin shërbimet e Ombudspersonit. Kështu që, zbatimimi i ligjeve dhe realizimi i plotë i potencialit për ndryshime sociale mbetet i vështirë.

Fushata “Të njohim të Drejtat” ka për qëllim të informojë qytetaret për të drejtat e tyre dhe mekanizmat ekzistues për çështjet gjinore përmes programeve artistike. Pesë aktore të njohur kosovare janë mbledhur për të demonstruar tregimet, të cilat sqarojnë mekanizmat
gjinore të përmendur më herët. Artistet kanë shfrytëzuar mediat e popullarizuara, duke përfshirë lojën teatrale dhe RRGGK-në si një
mjet edukimi, me shpresë të arritjes sa më të mirë gjer te qytetarët Kosovarë. Aktoret kanë përdorur monologun dhe dialogun për të
bashkëbiseduar drejtëpërdrejtë me audiencën dhe për tërheqjen e audiencës në lojën artistike të aktoreve. Dialogjet në mes të artisteve kanë shpalosur përvojat e femrave, duke portretizuar situatat në të cilat mekanizmat gjinore mund të përdoren. Storiet teatrale janë bazuar në ngjarje të vërteta nga përvojat e grave.

Fushata ka filluar me 29 nëntor në Prishtinë, duke shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës Ndaj Gruas. Shfaqja është përsëritur
në Prizren me 2 dhjetor dhe në Mitrovicë me 3 dhjetor. Fushata do të vazhdojë në 2005 nëpër të gjitha komunat e Kosovës. Ky projekt
financiarisht ka qenë i mbështetur nga UNIFEM. RTV 21 ka qenë sponsor medial.