ONE BILLION RISING (NJË MILIARDË NË KËMBË)

Më 14 Shkurt 2014, ora 17:00, në platonë afër Hotelit Grand, në Prishtinë, ftojmë gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë, që për një orë, të shfrytëzojnë pushtetin e tyre dhe imagjinatën, për tu ngritur në këmbë për DREJTËSI për gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë.

Një në tri gra në planet, dhunohen apo përjetojnë dhunë në familje gjatë jetës së tyre. Që do të thotë një miliardë gra.

Në shkurt të vitit 2013, një miliardë gra dhe burra në gjithe boten, dolën në rrugë dhe përmes vallëzimit protesuan për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave në eventin e quajtur One Billion Rising (Një Miliardë në Këmbë), ngjarje kjo që vitin e kaluar u organizua për herë të parë edhe në Kosovë.

Këtë vit, është krijuar Koalicioni me organizata dhe individë me emrin One Billion Rising (Një Miliardë në Këmbë) për të organizuar këtë event në Prishtinë.

Gjatë programit, organizata ARTPOLIS ka përgaditë dy aktivitete: vallëzimin dhe performancën: “Drejtësi për Gratë”, me aktoret: Anisa Ismajli, Dardana Mehmeti, Alban Zogaj dhe Dafina Berisha. Ndërsa, pjesë e vallëzimit do bëhemi edhe ne të gjithë!

MUZIKA nga: Oda Haliti.

Së bashku do i themi: MJAFT DHUNËS dhe do kërkojmë DREJTËSI!

Eja dhe bashkangjitu me ne në një mbrëmje të gëzimit, protestës dhe vallëzimit.

BASHKOHU EDHE TI ME NE!
STRIKE | RISE | DANCE!

Koalicioni One Billion Rising (Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, Artpolis, Alter Habitus dhe individët Oda Haliti dhe Bleona Foniqi)
Ky aktivitet është përkrahë nga Kvinna till Kvinna dhe UNDP