Kryetari i ri i zgjedhur i Prishtinës, Shpend Ahmeti, vizitoi sot Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK).
Stafi i RrGGK-së fillimisht falënderoi Z. Ahmetin për viziten, duke theksuar se kjo është vizita e parë e realizuar nga një kryetar i komunës së Prishtinës në zyret e RrGGK. Më tutje, atij iu prezantua strategjia dhe programet e RrGGK-së.
Z. Ahmeti shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me RrGGK-në për fuqizimin e grave dhe vajzave.