Nga data 13 deri më 18 nëntor, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) mori pjesë aktive në Javën e Avokimit të Bashkimit Evropian (BE), e cila organizohet dhe mbështetet çdo vit nga Fondacioni Kvinna Till Kvinna.
RrGK bashkoi forcat me Qendrën Kosovare të Studimeve Gjinore (QKSGJ) dhe Shoqatën e Grave të Mitrovicës për të Drejtat e Njeriut (MWAHR) për të avokuar për prioritetet e grave dhe burrave, vajzave dhe djemve të ndryshëm, në lidhje me bisedimet aktuale të zgjerimit Kosovë-BE.
Më konkretisht, delegacioni kosovar avokoi fuqishëm për integrim më të mirë gjinor të çështjeve të sigurisë dhe rishqyrtimin e masave të vendosura nga BE-ja në mbarë Kosovën, duke pasur parasysh se mungonte analiza gjinore për të informuar vendimin e masave.
Më tej, delegacioni preku tema të tjera të rëndësishme, të tilla si integrimi gjinor i Raporteve të Komisionit Evropian për Vendin, veçanërisht në lidhje me dhunën me bazë gjinore dhe sundimin e ligjit, duke kërkuar përbashkëpunim më të madh mes organizatave të grave të shoqërisë civil ne lidhje me kontributin vjetor për Raportet e KE-së.
Në mes të shumë takimeve, RrGK dëshiron të theksojë si më të frytshmet takimet me Irene Ceccanti, asistente pë çështje administrative dhe të Politikave në Drejtorinë për Zgjerim/ Koordinatore për Barazi Gjinore dhe të Drejtat e Fëmijës dhe Chloe Laurens Dinsdale, Udhëheqëse e Ekipit për të Drejtat e Njeriut dhe Shoqërisë Civile /integrimi gjinor në proceset e anëtarësimit në BE, në pakon e zgjerimit dhe GAPIII, ku RrGK informoi dy zyrtarët mbi gjetjet e komentarit të fundit të RrGK përgatitur në lidhje me Raportin e KE-së për Kosovën 2023.
Më tej, duke u fokusuar më në detaje në situatën në Sundimin e Ligjit, RrGK takoi Zyrtaren e Deskeve në Kosovë – Vivien Savoye, Desku për Sundimin e Ligjit, Kosovë si dhe Giulio Crespi, Pika Fokale Gjinore, Komisioni Evropian, ku RrGK, QKSGJ dhe MWAHR ndanë shqetësimet e tyre lidhen me shumë ligje të rëndësishme që kanë të bëjnë me mirëqenien e grave, të cilat mbeten pezull dhe të pamiratuara nga qeveria.
Ndërsa në takimin me Djordje Bojovic, Këshilltar për Ballkanin Perëndimor, Zyra e Viola von Cramon, eurodeputeti, RrGK dhe MWAHR ritheksuan nevojën për përfshirjen e më shumë grave në dialogun politik dhe konsultimin e tyre nga afër, veçanërisht në lidhje me ngjarjet e fundit të dhunës në veri. të Kosovës.
RrGK gjithashtu thekson rëndësinë e lansimit të raportit “Të drejtat e grave në Ballkanin Perëndimor”, me të dhëna të mbledhura dhe të konsoliduara nga Kvinna Till Kvinna, në konsultim të ngushtë me OBSHC-të nga rajoni, përfshirë RrGK-në.
RrGK vazhdon të monitorojë anëtarësimin në BE nga perspektiva gjinore.