Pothuajse të gjithë kanë një mendim rreth barazisë gjinore. Për disa kjo nuk është “çështje”, pasi që sipas tyre gratë d
Indikatorët
|
Femra
|
Meshkuj
|
Të mitur të dyshuar për krime
|
2-4%
|
96-8%
|
Pronar të pronave
|
7.9%
|
83.4%
|
Persona të riatdhesuar (2010)
|
22%
|
78%
|
Presidentë/e (ndonjëherë)
|
1
|
5
|
Kryeministra/e (ndonjëherë)
|
0
|
6
|
Anëtarë/e të Kuvendit Kombëtar
|
40
|
80
|
Kryesues/e të komisioneve të kuvendit
|
1
|
8
|
Kryetarë/e të komunave
|
1
|
32
|
Drejtorë/esha të drejtorive komunale
|
4.4%
|
94.6%
|
Anëtarë/e të kuvendeve komunale
|
34%
|
66%
|
Shërbimi civil
|
38%
|
60%
|
Regjistrimi në arsimin e mesëm të lartë
|
88%
|
96%
|
Braktisja e shkollës së mesme të lartë
|
29%
|
71%
|
Shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore 2012
|
17.8%
|
55%
|
Shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore 2009
|
29%
|
68%
|
Papunësia
|
40%
|
28%
|
Papunësia tek të rinjtë
|
63.8%
|
52%
|
Të rinjtë që nuk janë as në punë, as në shkollë e as në trajnime (NEET) 15-24 vjeçar
|
40%
|
31%
|
Pronarë biznesi
|
8.2%
|
91.8%
|
Të ardhurat neto nga biznesi vetanak
|
8%
|
92%
|
Llogaritë në institucionet zyrtare financiare
|
31%
|
57%
|
% e femrave dhe meshkujve që pësojnë nga dhuna në familje gjatë jetës së tyre (2008)
|
46.4%
|
39.6%
|
Nr. dhe % e viktimave të dhunës në familje
(raportuar në polici, 2013)
|
869
80%
|
220
20%
|
Burimi: Profili Gjjinor i Vendit 2014
|
he burrat janë kinse të barabartë. Për të tjerët, gratë dhe burat nuk mund të jenë kurrë të barabartë pasi që jemi komplet të ndryshëm, përfshirë edhe anën biologjike. Mirëpo, ka ende të tjerë që besojnë se barazia gjinore është e rëndësishme për mirëqenien e grave dhe burrave, dhe se duhet ende kohë për tu arritur.
Mes këtij debati egzistojnë fakte të mjaftushme se gratë dhe burrat, vajzat dhe djemt në Kosovë (dhe në botë më gjerë) janë të pabarabartë (shiko tabelën). Gratë kanë shumë më pak gjasa sesa burrat të posedojnë prona private, biznese, të punësohen, të kenë xhirollogari bankare, të kenë pozita vendimmarrëse në qeveri, apo të jetojnë një jetë pa dhunë. Meshkujt kanë më shumë gjasa të braktisin shkollën e mesme pa e përfunduar dhe të ushtrojnë dhunë. Në të vërtetë barazia gjinore nuk është vetëm për gratë. Ajo ndikon tek të gjithë. Duke qenë kështu, në Kosovë gratë vazhdojnë të jenë të margjinalizuara dhe të diskriminuara në aspektin social, kulturor, ekonomik, politik dhe në më shumë mënyra të ndryshme sesa burrat. Duke pasur parasysh pabarazitë që ekzistojnë në mes të grave dhe burrave Kosova ndoshta ka nevojë për masa afirmative drejt krijimit të një shoqërie më të barabartë. Kjo është ajo që Ligji i ri për Barazinë Gjinore kërkon për të përmbushur: të "garantoj, mbrojtjen dhe promovimin e barazisë midis gjinive, si një vlerë themelore e zhvillimit demokratik të shoqërisë” (Neni 1.1). Ky ligj përcakton “masat e përgjithshme dhe të veçanta për mbrojtjen dhe sigurimin e të drejtave të barabarta të femrave dhe meshkujve, si dhe përcakton institucionet përgjegjëse dhe kompetencat e tyre” (Neni 1.2).
Ligji i ri ndryshon nga ligji i mëparshëm për Barazi gjinore (2004) në disa mënyra të ndryshme, përmbledhur këtu.
Çfarë është mirë? (Sipas RrGGK-së)
- Barazi e vertetë: Përfaqësimi i barabartë nuk është definuar si të paktën 40% të jenë të një gjinie, por si 50%. Kjo përfshinë në të gjitha nivelet e vendimmarrjes "në jetën politike dhe publike" (Neni. 3.1.15 dhe 6.8).
- Kërkesa më të forta për integrimin gjinor në politikat qeveritare: Ligji i ri në mënyrë eksplicite përcakton dhe kërkon (Neni. 5.1.3.) buxhetimin e përgjegjshëm gjinor dhe integrimin gjinor në të gjitha politikat institucionale (për organet "në të gjitha nivelet e institucioneve legjislative, ekzekutive, gjyqësore dhe organet e tjera publike). Kjo do të thotë përfshirjen e perspektivës gjinore "në çdo fazë të procesit, planifikimit, miratimit, zbatimit, monitorimit dhe vlerësimit të legjislacionit, politikave ose programeve dhe buxheteve, në të gjitha fushat politike, ekonomike dhe sociale".
- Përgjegjësi më të qarta: Nuk ka më që të “dënohen” vetëm me fotokopjim (si shumë zyrëtarë që ishin), pasi që ligji i ri përcakton detyrat dhe përgjegjësitë në mënyrë specifike për zyrtarët për barazi gjinore, të cilët duhët të emërohen në çdo ministri dhe komunë të Kosovës. (Neni 12).
- Përmirësimi i definicionit të ngacmimeve seksuale (Neni 3.1.12) dhe ndalimi i viktimizimit të personave që e raportojnë (Neni 4.6, 17.1.14).
- Gjoba me të forta për (disa) shkelje të ligjit, duke përfshirë për sektorin privat.
- Identiteti gjnor: Ligji ri tani përfshinë personat të cillët indentifikohen me identitete të ndryshme gjinore apo të seksit, përtej kategorive të mëparshme që ishin “gra” dhe “burra”, duke garantuar mundësi dhe trajtim të barabartë në të gjitha sferat publike dhe jetën private. Ligji mbron personat me identitet të “ndryshëm, gjinor, në dukje, apo karakteristikat tjera që lidhen me gjininë e një personi (qoftë përmes ndërhyrjes kirurgjike apo jo) duke mos marrë parasysh seksin që personi e ka pasur në lindje” (Neni 3.1.9).
- Pushteti për integrimin gjinor: Agjencia për Barazi Gjinore vazhdon të jetë në zyrën e Kryeministrit, në një nivel të lartë nga i cili mund të inkurajohet dhe më tutje të monitorohet zbatimi i ligjit.
- Grumbullimi i të dhënave të ndara sipas gjinisë, regjistrimi i tyre dhe dorëzimi i tyre te Agjencioni për Statistika nga të gjitha institucionet.
- Përshkrimi i përmirësuar i asaj që përbën diskriminim gjinor në punësim (Neni 15).
Mbi të gjitha, ligji i ri është shumë i rëndësishëm dhe nëse zbatohet në mënyrë adekuate do të shtyj përpara barazinë gjnore në Kosovë. Derisa në përgjithësi jemi të kënaqur me ligjin e ri, ende kemi çështje për të ngritur në shumë aspekte të tij.
Çfarë është keq?
- Keqkuptimet e konceptit të veprimit afirmativ. Ndërsa Ligji i parasheh të rëndësishme masat e veçanta (Neni 6), siç është trajtimi preferencial, rekrutimi, punësimi dhe ngritja në detyrë”, këto pengohen pothuajse tërësisht dhe bëhen të ndërlikuara dhe konfuze në paragrafet në vijim. Veprimet afirmative janë të rëndësishme për avancimin e barazisë gjinore bazuar në supozimet se 1) barazia është e rëndësishme në vetvete; dhe 2) në qoftë se një gjini është nën-përfaqësuar në vendimmarrje, atëherë politikat dhe programet publike nuk mund të plotësojnë nevojat e të gjithë njerëzve, madje përfshijnë diskriminim indirekt.
- Disa defincione dhe kushte të paqarta: Përmes disa ndryshimeve të bëra në minutën e fundit në Ligj janë korrigjuar konsiderueshëm përkufizimet që ishin shkruar nga ekspertë të çështjeve gjinore. Seksi (mashkull dhe femër) i referohet tipareve biologjike. Gjinia i referohet grave dhe burrave dhe roleve sociale që u përcakton atyre shoqëria në të cilën jetojnë. Sidoqoftë, ligji i ri shpesh përdor gra/femra dhe burra/meshkuj në vend të njërës apo tjetrës dhe në mënyrë të pasaktë. Është për të ardhur keq që një ligj i fokusuar në barazinë gjinore përcakton pasaktë këto terme kyçe dhe shpesh i ngatërron konceptet themelore që kanë të bëjnë me barazinë gjinore.
- Nene deklarative: Derisa për disa nene gjobat ekzistojnë e për disa të tjerë mund të adresohen përmes procedurave të parapara me Ligjin Kundër Diskriminimit apo Kodit Penal, disa nene janë thjesht deklarative, pa ndonjë mjet të qartë të zbatimit.
Çfarë mbetet e diskutueshme?
- Të guximshëm aq sa duhet? Derisa ligji parasheh gjoba për disa shkelje, duke filluar nga 300€ në 900€, këto gjoba mund të jenë të pamjaftueshme për të parandaluar individët apo kompanitë të përfshihen në diskriminime në baza gjinore.
- Mekanizmat për zbatim? Një çështje kyçe me Ligjin e mëparshëm për Barazi Gjinore ishte se mekanizmat për raportimin e shkeljeve të Ligjit ishin të paqarta. Derisa ekzistojnë gjoba për shkelje të disa neneve, mbetet e diskutueshme se cilat do të jenë burimet për shkeljen e neneve të tjera.
Miratuar më 28 maj, ligji i ri për Barazi Gjinore (Nr. 05 / L -020) u botua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës më 26 qershor 2015 dhe ka hyrë tashmë në fuqi. Ligji është në dispozicion online në: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=10923. Dëshironi ta vazhdoni debatin lidhur me këtë ligj? Lini koment në lidhje me këtë artikull në faqen tonë të Facebook-ut: Kosova Women’s Network.