Lobi për Barazi Gjinore në Kosovë mblodhi 94 gra përfaqësuese të sferës politike dhe asaj të shoqërisë civile, nga 23 komuna të ndryshme të Kosovës. Mbledhja u mbajt me 17 deri 19 prill në Durrës, Shqipëri.

Lobi për Barazi Gjinore në Kosovë me 92 inicativa avokuese për vitin 2015

 Lobi për Barazi Gjinore në Kosovë mblodhi 94 gra përfaqësuese të sferës politike dhe asaj të shoqërisë civile, nga 23 komuna të ndryshme të Kosovës. Mbledhja u mbajt me 17 deri 19 prill në Durrës, Shqipëri. 
Gjatë kësaj mbledhje anëtaret e Lobit për Barazi Gjinore diskutuan dhe u ndanë në grupe sipas komunave, duke u përcaktuar në tre çështje për të cilat do të avokojnë në nivel lokal gjatë vitit 2015 dhe nga një çështje për nivel kombëtar. 
  Gjatë kësaj mbledhje tre ditore pjesëmarrëset patën mundësi të informohen më shumë rreth Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, nga Jeta Krasniqi, Këshilltare Politike e Presidentes së Republikës së Kosovës, e cila ndau me të pranishmet informata për ecurinë e punës dhe të arriturat e këtij Këshilli, të udhëhequr nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. 
     Të pranishmet u njoftuan me historikun e formimit të Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, punën e deritashme të tij, si dhe planet për hapat e mëtutjeshme, përfshirë edhe për fushatën për informimin e qytetarëve lidhur me mekanizmat ligjor egzistues në përkrahje të të mbijetuarve. 
     “Ndërsa ne i kemi rehabilitu të gjitha kategoritë tjera të dala nga lufta dhe i kemi quajtur ata heronj, kategorinë e të dhunuarve gjatë luftës ne e kemi parë me turp…” tha zn. Kransiqi. “Por kanë qenë përpjekjet e parreshtura të organizatave të grave që në çdo moment kanë qëndruar prapa këtyre grave dhe në çdo moment kanë qenë zëri i tyre. Mund të them që një ndër fushatat që e kanë thy heshtjen ka qenë fushata e RrGGK që për tetë mars(2012) thanë që nuk duan lule, por duan drejtësi për këto gra.” 
Pjesëmarrëset poashtu patëm mundësi të shikojnë  filmin “Tri dritare një varrje” i cili është pjesë e fushatës për informimin e qytetarëve lidhur me mekanizmat ligjor egzistues në përkrahje të të mbijetuarve. 
   Pjesë e këtij takimi ishte edhe filmi dokumentar  “Lëvizja e Gruas Shqiptare”, i cili është punuar për 20 vjetorin e lëizjes së grave në Shqipëri. 
    Pas filmit, e ftuar ishte zn. Eglantina Gjermeni, Ministre e Zhvillimit Urban në Republikën e Shqipërisë. 
    “Unë mendoj që vërtetë gratë mund t’ia dalin vetëm kur bëhen bashkë, edhe përvoja botërore, por edhe shqiptare e ka treguar këtë,” u shpreh zn. Gjermeni, në fillim të fjalimit të saj para pjesëmarrëseve.  
      Më tutje, ajo foli për ecurinë e karrierës së saj, duke filluar nga përvoja e saj në shoqërinë civile e deri tek ajo që e shtyri të hyj në politikë. 
          Më pas, Znj. Eglantina Gjermeni prezantoi një autobiografi të shkurtër të saj. Duke folur për përvojën e saj në shoqërinë civile dhe bashkëpunimin që ajo ka pasur me gratë në Kosovë dhe rajon, ajo ndër të tjera shtoi se “sa herë vija në Kosovë, admiroja shumë një element që mendoj që gratë e Kosovës dijnë ta bëjnë shumë më mirë se sa gratë e Shqipërisë: aktivizmin, dhe mendoj që kjo ëshët pika më e fortë që lëvizja e gruas apo gratë në Kosovë e kanë si meritë të tyre. Pse e them këtë? Sepse vërtetë më ka lënë mbresa Rrjeti i Grave për faktin e entuziazmit dhe mënyrës se si organizohej, se si i çonin peshë gratë kudo që ishin, se si bëheshin bashkë dhe e ngrinin zërin për çfarëdolloj problematike që kishin.” 
     Ndërkaq mbledhja përfundoi me vlerësimin e organizimit dhe përmbatjës së saj nga pjesëmarrëset. Kjo mbledhje u përkrah nga Austrian Development Agency (ADA).