“Marshojmë kundër patriarkatit që vret”- edhe këtë vit kërkohet barazi gjinore

Sheshi “Zahir Pajaziti’ në Prishtinë ishte vendtakimi i kolektivit “MARShojmë S’festojmë”, i cili për vitin e gjashtë me radhë Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin e shënon me marsh protestues për të kërkuar drejtësi shoqërore e barazi gjinore.

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) si çdo vit iu bashkua këtij marshi, i cili gjeti përkrahje edhe në 14 komuna të tjera të Kosovës, ku qytetarët ngritën zërin kundër padrejtësive ndaj grave përmes çarçafëve me mesazhe feministe nëpër ballkonet e tyre.

Me maska e distancë, qindra qytetarë marshuan rrugës nga Sheshi “Zahir Pajaziti”, duke vazhduar te Banka Qendrore e Kosovës, e deri te Qeveria e Kosovës/Parlamenti.  

“Punë për mu çfarë pune du”, “Patriarkati vret”, “Me shami pa shami, punën e kryj”, ishin disa nga thirrjet e brohoritura nga kolektivi, duke i bërë apel shoqërisë për t’u mobilizuar kundër pabarazive dhe shfrytëzimit në punë, në sferën publike dhe atë private, kundër sistemit patriarkal shtypës, si dhe kundër çdo lloj të padrejtësive që ushtrohen ndaj grave dhe vajzave. 

Gjatë gjithë marshit, aktivistet kënduan këngën “Behari i lirisë”, me tekst të përshtatur nga Eli Krasniqi. Kjo këngë jehoi si zë i shpresës, përbashkimit e rezistencës kolektive.

Kliko KËTU për të shikuar transmetimin e plotë të këtij marshi.

Kurse, në vegëzat e mëposhtme mund të lexoni artikuj nga marshimet e viteve të kaluara:

“MARShojmë S’Festojmë” me shumë përkrahje, për 8 mars kërkohet fuqizimi i barazisë gjinore

MARShojmë S’Festojmë: Edhe këtë vit gra dhe burra marrshuan për të drejta të njeriut

MARShojmë S’Festojmë – Edhe këtë vit gratë dhe burrat marshuan për të drejta njerëzore