Marshojmë s’festojmë për një jetë pa dhunë ndaj vajzave dhe grave

Edhe këtë vit Pallati i Drejtësisë në Hajvali ishte vendtakimi i kolektivit “MARShojmë S’festojmë”, i cili për vitin e tetë me radhë Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin, e shënon me marsh protestues për të kërkuar drejtësi shoqërore e barazi gjinore. 

Qytetarë e aktivistë të shumtë iu bashkuan këtij marshi në sheshin “Zahir Pajaziti’, për të vazhduar pastaj me ecje deri te Qeveria e Kosovës, para së cilës jehuan thirrjet për një jetë pa dhunë ndaj vajzave e grave në Kosovë.

Ashtu sikurse në vitet e kaluara, edhe këtë herë Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) iu bashkua këtij marshi, i cili gjeti përkrahje edhe në disa komuna të tjera të Kosovës.

May be an image of 3 people, people walking, people standing, crowd and outdoors

RrGK gjithashtu iu bashkua marshit të Kolektivit Feminist në Tiranë “S’festojmë! Marshojmë! Për një jetë pa dhunë për gratë dhe vajzat!” përmes të cilit u përcjellë mesazhi për rolin e pazëvendësueshëm të grave dhe vajzave në ndërtimin dhe udhëheqjen e paqes në botë.

Në Tiranë RrGK mori pjesë edhe në aktivitetin e organizuar nga BashArt në vendosjen e instalacionit “Këpucët e Kuqe” në Tiranë, si një ndër aktivitetet e shumta të festivalit FemFest.

Instalacioni i kuruar nga Ajola Xoxa është një thirrje ndërgjegjësimi e solidarizimi përballë një situate dhune kundrejt grave në Shqipëri e kudo në botë.

Ne në RrGK nuk do t’i harrojmë kurrë gratë që vdiqën si rezultat i dhunës dhe do të vazhdojmë luftën tonë për të ndalur dhunën ndaj tyre.

Ne programin e FEMFEST diten e pare u organizua panel ku diskutuan paneliste nga Rrjeti i organizatave Shqiptare AWEN dhe RRGK.

Ato kujtuan aktiviste te shumta nga Kosova e Shqiperia te cilat kane shtruar rrugen e levizjes se grave dhe diskutuan per sfidat me te cilat grate ballafaqohen ne te dyja vendet.

RrGK për vite me radhë angazhohet për të promovuar barazinë gjinore dhe për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave. Kjo luftë nuk përfundon më 8 mars dhe RrGK punon pa u ndalur në hartimin e politikave që ofrojnë mbështetje për të mbijetuarit e dhunës me bazë gjinore.

Barazia gjinore nuk njeh kufij! 8 Marsi le të jetë jehonë për fuqizimin e vajzave dhe grave!