Martesat e hershme ende shqetësuese për shoqërinë kosovare 

Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase në Kosovë (RROGRAEK)njëherit organizatë anëtare e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK),  26 shkurt mbajti takimin e fundit të projektit “Mbështetja në parandalimin e martesave të hershme të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.   

Ekspertja për barazi gjinore, Xhulieta Devolli bëri të ditur se projekti u realizua në tri komunat që janë më së shumti të banuara nga komunitetet joshumicë: Mitrovicë, Graçanicë dhe Lipjan.  

Martesat e hershme Devolli i ka vlerësuar si dukuri mjaft e shprehurduke theksuar se ato duhet luftuar nga shoqëria. Ajo shpalosi edhe Raportin mbi Rekomandimet e Zbatimit të Kërkesave të Konventës së Stambollit lidhur me situatën e martesave të hershme të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptianë në Kosovë 

Drejtorja e RROGRAEK-ut, Shpresa Agushi tha se ky raport do të përmirësojë sado pak jetën e këtyre grave. Ajo poashtu përmendi se përkrahjen e parë e kishim nga RrGK-ja.  

Ariana QosajMustafa, Drejtore e programit dhe Hulumtuese e lartë në KIPRED, e cila ishte ndër hartueset e raportit, shprehu shqetësim lidhur me mos zbatimin e ligjeve. Ndër të tjeraajo theksoi se nuk ekzistojnë statistika sa përket martesave të hershme, pasi që shumë pak raste janë paraqitur. 

Konferenca përmbyllëse e projektit do të mbahet në fund të muajit prill, me ç’rast akterë shtetëror do të njoftohen me të arriturat e projektit. 

Ky projekt është zbatuar nga RROGRAEK, mbështetur nga UN Women dhe financuar nga Bashkimi Evropian (BE).