Që nga janari, Shoqata e Grave në Mitrovicë për të Drejtat e Njeriut (MWAHR) ka punuar drejt institucionalizimit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor (BPGj) në komunën e Mitrovicës.
Nisma e tyre “Perspektiva gjinore për planifikim të qëndrueshëm ekonomik”, përqendrohet në përfshijën e lenteve gjinore në të gjitha proceset e buxhetimit, duke e bërë buxhetimin, programimin dhe planifikimin e qeverisë më të përgjegjshëm nga perspektiva gjinore në Komunën e Mitrovicës.
Për të arritur këtë, MWAHR është takuar me disa përfaqësues të komunës së Mitrovicës për të avokuar për një ndarje të drejtë të buxhetit komunal.
Së fundmi, MWAHR lansoi raportin “Buxhetimi I përgjegjshëm Gjinor në Komunën e Mitrovicës”. Ky raport monitoron zbatimin e buxhetimit të përgjrgjshëm gjinor në Komunën e Mitrovicës, dhe përkushtimin e zyrtrëve përkatës që miratojnë vendime për shpërndarjen e drejtë dhe të përgjegjshme të bugjetimit komunal për gra dhe burra.
“Buxheti është instrument I rëndësishëm për zhvillimin dhe transformimin e një vendi, çdo njësie të qeverisjes vendore dhe qëndrore, pra edhe të komunës së Mitrovicës, sepse pa të ardhura nuk ka zhvillim dhe preosperitet për qytetare”. tha Vetone Veliu, Drejtore Ekzekutive, MWAHR, gjatë debatit të organizuar me 25 gusht për prezantimin e rekomadimeve të raportit final tek zyrtarët e Komunës së Mitrovicës.
“Buxhetimi gjinor është strategji për integrimin e perspektivës gjinore në buxhetimin komunal. Me të synojmë që të pervetësohet një perspective për përmisimin e barazisë në mes burrave dhe grave, në bazë të një analize gjnore në secilin vit të planifikimit buzhetor të komunës së Mitrovicës” shtoi Adem Fazliu, Zyrtar Financiar në Komunën e Mitrovicës.
Ky aktivitet dhe ky hulumtim u mbështet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), përmes Rrjetit Mbikëqyrës të Buxhetit Gjinor (RrMBGj).
RrGK është organizatë partnere e këtij rrjeti, kurse në linkun e mëposhtëm mund të lexoni edhe për nisma të tjera të mbështetura nga ky bashkëpunim: