Një anëtare individuale e RrGGK-së tregon për mbështetjen e familjes së saj për Rrjetin e Grave

A i keni gjetur sot 5 cent në rrugë? Është një vend për to. Mendojeni t’i ruani të gjithë monedhat tuaja shtesë në një kuti për të mbështetur RrGGK-në. Kështu vepron Itziar Mujika dhe famija e saj nga Basque Country. Përveç që janë anëtar individual, ata kanë gjetur një mënyrë tjetër për të mbështetur RrGGK-në.
 “Është një kuti e vogël ku ne fusim para, monedha zakonisht”, tha ajo. “Në këtë mënyrë ne kursejmë për gratë e Kosovës pak nga pak”. Famija e saj gjithashtu i inkurajon kolegët dhe fqinjët të veprojnë njejtë.
Ne kemi shumë dëshirë të kemi më shumë anëtar si Itzar!
     Është shumë lehtë të jesh anëtarë i  RrGGK-së. Vizitoni faqën tonë për më detajisht.
Si një anëtar i RrGGK-së, ju mund të ndiheni krenarë që jeni pjesë e një rrjeti mbarë botërorë të njerëzve të përkushtuar për të mbështetur, mbrojtur dhe promovuar të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në Kosovë.
     Si anëtar, ju do të pranoni informata të përditësuara për punën e RrGGK-së dhe atë se si i kemi shpenzuar fondet e anëtarëve për qëllime të mira. Kjo përfshinë E-Buletinin mujor dhe raportin vjetor me pasqyrat financiare të audituara.
P.S. Jo vetëm gratë kanë të drejtë me u bë anëtare individuale. Shumë burra përkrahin punën tonë.