Me 11 tetor, profesorë nga Universiteti i Arizonës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë një vizite studimore në Kosovë vizituan Rrjetin e Grave të Kosovës (RrGK). Ata u takuan me Igballe Rogovën, Drejtore Ekzekutive e RrGK-së.
Rogova fillimisht foli për aktivizmin gjatë viteve të 90-ta në Kosovë si dhe për periudhën e luftës në Kosovë, për veprimtarinë dhe aktivizmin e grave, duke iu ndihmuar kosovarëve të cilët kanë qenë të vendosur nëpër kampe, si refugjatë.
Të pranishmit patën mundësi poashtu të informohen lidhur me atë se si u themeluan organizatat e para për të drejtat e grave në Kosovë pas luftës, si dhe për historikun dhe punën e RrGK-së që nga themelimi i saj në vitin 2000 si rrjet jo-formal.
“Kjo është një ndër vizitat më të mira, më informuese që kemi pasur gjatë qëndrimit tonë në Kosovë”, tha njëri nga profesorët.