Download File
Ky punim shqyrton se cilat të dhëna Kosova ka aktualisht në dispozicion drejt krijimit të Indeksit të Barazisë Gjinore në Kosovë. Aty ku mungojnë të dhënat, RrGGK propozon zgjidhje me kosto efikase për institucionalizimin e mbledhjes së të dhënave të nevojshme. RrGGK argumenton se krijimi i këtij indeksi mund të jetë shumë i dobishëm për politikë-bërësit dhe aktivistet, duke siguruar një mjet për monitorimin e progresit me kalimin e kohës. Mes dokumenteve të tjera strategjike, kjo mund të informojë të dhënat bazë, treguesit dhe objektivat, të tilla si Programi i ri i ardhshëm i Kosovës për Barazi Gjinore.