Në tetor, gjashtë anëtare të RRGGK kontribuuan në një raport të përpiluar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, të dorëzuar drejtpërdrejt në Divizionin për Avancimin e Grave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, i cili përmbante informata lidhur me disa faktorë
që kontribuojnë në ngritjen e nivelit të dhunës ndaj grave në Kosovë; të dhëna mbi praktikat e mira të OJQ-ve që punojnë në këtë çështje; dhe rekomandime mbi hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren nga OKB, UNMIK, qeveria vendore dhe OJQ-të.