Me gjithë vapën e madhe që vështirësoi udhëtimin, 37 përfaqësuese të organizatave anëtare të RrGGK-së mbushën hapësirën në Hotel Prishtina, më 29 korrik, për të marrë pjesë në trajnimin për raportim narrativ dhe financiar.
Shkrimi i raporteve të fuqishme është i rëndësishëm për t’iu treguar përfituesve, pjesëtarëve të komunitetit dhe donatorëve rezultatet që anëtaret i kanë arritur përmes projekteve të tyre. Raportimi financiar poashtu është i rëndësishëm për llogaridhënie dhe transparencë për të treguar se si janë shpenzuar fondet. Raportet e fuqishme dhe interesante mund të inkurajojnë donatorët dhe pjesëtarët e komunitetit për të siguruar përkrahje të mëtutjeshme për organizatat në të ardhmen.
Për këtë arsye, stafi i RrGGK-së gjatë këtij trajnimi një ditor, iu ofroi anëtareve të RrGGK teknika të dobishme të shkrimit të raporteve.
“Tema e trajnimit është shumë e mirë, veçanërisht për OJQ-në tonë e cila është formuar së fundi,” tha një pjesëmarrëse.
Në fakt RrGGK e ofroi këtë trajnim në përputhje me kërkesat e anëtareve për përkrahje në këtë fushë, në kuadër të programit të RrGGK-së për zhvillimin e kapaciteteve për anëtaret.
Pjesëmarrëset treguan interesim të madh në diferencimin në mes të aktiviteteve, rezultateve, të arriturave dhe ndikimit, Nicole Farnsworth, Menaxhere e Programit në RrGGK dhe Mimoza Paçuku, Koordinatore e Fondit të Grave të Kosovës të RrGGK, poashtu shpjeguan se si të mblidhen të dhënat e treguesve për monitorim dhe vlerësim. Ato poashtu theksuan rëndësinë e përdorimit të treguesve kualitativ dhe kuantitativ, si dhe krijimin e raporteve që janë interesante për tu lexuar (p.sh. duke përfshirë citime, tregime të shkurtra për përfituesit dhe shembuj specifik të të arriturave).
Në mesditë, Besa Shehu, Menaxhere Financiare dhe Administrative në RrGGK, ndau me pjesëmarrëset dhe u shpjegoi atyre shembuj për raportimin financiar. Ajo iu ofroi këshilla se si organizatat mund të forcojnë sistemet e tyre të menaxhimit financiar, si dhe të dorëzojnë raporte të sakta financiare.
“Ky trajnim është shumë i dobishëm për OJQ-në tonë,” tha një tjetër pjesëmarrëse. “Kur të vie koha për raportim për grantin që kemi fituar, ne do të dimë më mirë se si të shkruajmë raportin.”