Komiteti i Parlamentit Evropian (PE) për të Drejtat e Grave dhe Barazinë Gjinore (Komiteti FEMM) ka me 13 janar ka adaptuar një rezolutë të re mbi të Drejtat e Grave në Ballkanin Perëndimor, me autore, anëtaren kroate të Parlamentit Evropian Biljana Borzan, raportuese për të Drejtat e Grave.
Me të dhëna të rëndësishme marrë nga Rjeti i Grave të Kosovës (RrGK) në bashkëpunim të ngushtë me fondacionin Kvinna till Kvinna si dhe organizatat partnere për të drejtat e grave nga regjioni, kjo rezolutë adreson dhunën me bazë gjinore, qasjen e dobët në drejtësi, pjesëmarrjen e ulët të grave në politikë dhe përfaqësimin e ulët të grave në tregun e punës.
“Kjo rezolutë ka rëndësi të madhe për mua. Unë duhet t’i bëj gratë e Ballkanit Perëndimor prioritet për vite të Parlamentit Evropian, dhe jam shumë e gëzuar që janë pranuar shumica e kërkesave të mia, kërkesa këto që i kam hartuar në bashkëpunim me një numër të organizatave jo-qeveritare nga regjioni”, tha Biljana Borzan, cituar nga European Western Balkans news.
Në mënyrë që ta informojnë rezolutën, grupet për të drejtat e grave ndërmorrën një proces këshillues të shpejtë dhe intensiv. RrGK konsolidoi të dhënat, të cilat pasqyruan situatën reale të grave në Ballkanin Perëndimor, dhe bëri thirrje që institucionet përgjegjëse të marrin masa specifike.
“Ishte proces afat-shkurtër dhe shumë intensiv”, u shpreh Nicole Farnsworth nga RrGK, Drejtore e Pogramit/Udhëheqëse e Hulumtimit, e cila mblodhi të dhënat.
“Megjithatë, solidariteti dhe aktivizmi i grupeve për të drejtat e grave që punuan së bashku përgjatë regjionit, ka kontribuar në një rezolutë të PE-së e cila ngrit disa çështje të rëndësishme për të përmirësuar të drejtat e grave në regjion. Ne shpresojmë që zyrtarët qeveritarë do të marrin parasysh thirrjen për veprim”.
Duke pasur për bazë informacionet nga RrGK dhe parnerët e shoqërisë civile nga rajoni, rezoluta inkurajon qeveritë nacionale, BE-në dhe institucionet e tjera relevante që të zhvillojnë tutje të drejtat e grave në të gjitha fushat. Shumë e rëndësishme, rezoluta nënvizon rolin kyç të përparimit të grave në proceset stabilizuese si dhe zgjidhjen e konfliktit.
Ajo vë në pah “nevojën që gratë të mbajnë pozita në secilin nivel në shoqëri dhe të marrin pjesë në mënyrë efektive në proceset vendim-marrëse; duke përmendur se pjesëmarrja e barabartë , përfshirë këtu nivelin e lartë menaxherial dhe pozitat politike si parakushte për një shoqëri më gjithpërfshirëse, të balancuar dhe përfaqësuese; dhe tutje u bën thirrje qeverive që menjëherë të marrin masa për ta rritur përfaqësimin e grave në vendim-marrjen politike në të gjitha nivelet.
Resoluta poashtu përfshin monitorimet e bëra nga RrGK-ja dhe aktivistët e tjerë, sado që korniza ligjore për barazinë gjinore në regjion është përmirë suar, megjithatë ende ka mungesë të zbatimit të saj.
Rezoluta poashtu vë theksin te shumë rekomandime që RrGK-ja ka bërë dhe vazhdon t’i përsërisë në avokimin e saj për dy dekadat e fundit. Për shembull, resoluta kërkon që “shtetet të përfshijnë më shumë gra si eksperte në negociata dhe dialog ndërmjet shteteve, poashtu edhe në konsultimet me qytetarë , varësisht nga prioritetet në këto debate; u bën thirrje qeverive të Ballkanit Perëndimor dhe aktorëve të BE-së që të zhvillojnë qasje gjithpërfshirë se për të përmirësuar gjendjen e të gjitha grave viktima nga lufta, të sigurojnë pjesëmarrjen e tyre në të gjitha proceset lidhur me stabilizimin, parandalimin e konfliktit, dhe dialogun brenda shtetëror.; si dhe të nënvizojë nevojën për qasje më të lehtë në drejtësi dhe drejtësi transicionale të përqëndruar në gratë e mbijetuara të dhunës seksuale nga konflikti”. Këto të gjitha janë pika kyçe të cilat RrGK ka kërkuar që të përfshihen në rezolutë.
Rezoluta “u bën thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të adaptojnë legjislacion I cili garanton të drejta të barabarta të trashë gimisë për gratë dhe burrat” dhe “thekson nevojën për kampanja vetë dijësuese në mesin e grave, për t’i mbajtur ato të informuara mbi atë se si mund të kenë qasje në kë to të drejta”.
Çështje të tjera të përfshira në rezolutë të cilat u sollën nga grupet për të drejtat e grave janë ; alokime të pamjaftueshme për burimet financiare për adresimin e dhunës me baza ligjore, strehimoret dhe diskriminin; nevojën që gratë dhe personat nga komunitetit LGBTI nga Ballkani Perëndimor të kenë rol më të madh në sferën politike, ekonomike dhe sociale, në të gjitha nivelet; si dhe rëndësinë e sistemit arsimor të për ballueshëm dhe cilësor që nga mosha e hershme. Tutje, resoluta u bën thirrje autoriteteve që të promovojnë të kuptuarit më të mirë rreth barazisë ndërmjet grave dhe burrave në shkolla dhe universitete përmes udhëzimeve të duhura.
Grupet për të drejtat e grave thanë se janë “krenare” të shohin se rezoluta e re e adoptuar ka marrë për bazë shumë nga të dhënat e tyre, duke përfshirë edhe thirrjen për veprim. Mundësia e rrallë e përfshirjes së drejtpërdrejt në proces erdhi si rezultat i shumë viteve të përkrahjes, përgjatë së cilave grupet për të drejtat e grave kanë ndërtuar marrëdhënië me një numër të zyrtarëve të BE-së, mbështetur nga Kvina till Kvinna Foundation me mbështetje financiare nga Sida.
Rezoluta e fundit e tillë për të drejtat e grave në Ballkanin Perëndimor kaloi në vitin 2013.