Nga 4 deri më 6 nëntor, aktiviste të ndryshme për të drejtat e grave nga Ballkani Perëndimorë u takuan në Bruksel për të avokuar për çështje të grave në vendet e tyre respektive. Në mesin e pjesëmarrëseve kishte aktiviste për të drejtat e grave nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Serbia.
Gjatë këtyre tri ditëve, pjesëmarrëset u takuan me përfaqësues të ndryshëm nga Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim (DG NEAR), Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, me Mara Marinaki, këshilltare kryesore për Gjini dhe Siguri në BE, përfaqësuesin e përhershëm të Holandës në BE, si dhe me përfaqësuesin e përhershëm të Suedisë në BE.
- Nevoja për përmirësimin e integrimit gjinorë në raportin e progresit, pasi që çështjet gjinore dhe të drejtat e grave përmenden pothuajse ekskluzivisht në kapitullin “Të Drejtat e Njeriut”. Integrimi gjinorë përmes raportit të progresit është shumë i rëndësishëm, pasi që kjo do t’i bënte çështjet që kanë të bëjnë me pabarazinë gjinore prioritet për qeverinë e Kosovës.
- Pjesëmarrja e pamjaftueshme e grave në dialogun politik midis Kosovës dhe Serbisë
- Nën-përfaqësimi i përgjithshëm i grave në strukturat vendimmarrëse në Kosovë
- Çështja e financimit nga BE (posaçërisht financimi nga Instrumenti i Para Aderimit), pasi që për momentin nuk ka procese të mjaftueshme për të shqyrtuar nëse integrimi gjinorë është i mjaftueshëm nëpërmjet dokumenteve të veprimit ose dokumenteve për planifikim sektorial
- Analiza e ndikimit gjinor të procesit të zgjerimit
- Statusi politik i Kosovës, i cili e vështirëson çështjen e nënshkrimit dhe zbatimit të konventave të BE-së dhe konventave të tjera kundër dhunës ndaj gruas (psh. Konventa e Stambollit), si dhe konventave të tjera që kanë të bëjnë me të drejtat e grave.