RrGGK edukon votuesit lidhur me femrat kandidate në zgjedhje, sistemi i ri zgjedhor

Në nëntor, RrGGK bashkëpunoi me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe UNIFEM-in për të edukuar votuesit lidhur me sistemin e ri zgjedhor në Kosovë dhe për t’i njoftuar me kandidatet që merrnin pjesë në zgjedhje. Organizatat anëtare të RrGGK aranzhuan takime në të cilat morën pjesë më se njëmijë qytetarë që përfaqësonin të gjitha grupet etnike anembanë Kosovës. Gjatë takimeve, anëtarët e RrGGK ofronin këshilla lidhur me shfrytëzimin e sistemit të ri elektoral me lista të hapura, si dhe shpërndanin një publikim që
barte informata lidhur me kandidatet që gjendeshin në lista zgjedhore, të përgatitur nga Qendra për Trajnime dhe Studime Gjinore. Përfaqësues të RrGGK gjithashtu u paraqitën në programe të mediave lokale për të sqaruar sistemin zgjedhor.