RrGGK Fillon Iniciativën për Mbledhjen e Fondeve: Na përkrahni!

Ndihma e donatorëve në Kosovë, veçanërisht financimi i dedikuar për shoqërinë civile, duket se do të zvogëlohet gjatë dekadës së ardhshme. Ne, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) nuk duam që ndërrimet nga financimet e huaja të rrezikojnë punën tonë të vazhdueshme në shërbimin, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të grave dhe vajzave në Kosovë dhe më gjerë.

Prandaj, nisëm një iniciativë të re për mbledhjen e fondeve në Dhjetor 2012. Që atëherë, RrGGK ka mbledhur $4,810 (€3,681) nga individë në SHBA dhe Shqipëri.

Nga ky financim, $1,500 (€1,135) janë vënë mënjanë për Fondin e Qëndrueshmërisë së RrGGK-së, i cili mbështet shpenzimet e rëndësishme të cilat RrGGK nuk mund t’i mbulojë me financim nga donatorët tradicionalë, si dhe vizionin afatgjatë të RrGGK-së për mbledhjen e fondeve (klikoni këtu për informata lidhur me vizionin tonë).

Shuma tjetër prej $3,310 (€2,546) e mbledhur deri më tani është dedikuar për Iniciativën e Historisë Gojore (shih këtu). Një mbështetës praktik ka rënë dakord që të kombinojë dollar-për-dollar çdo donacion të bërë për këtë Iniciativë!

Falë sponsorit tonë fiskal, East-West Management Institute në New York, personat që jetojnë në SHBA tani mund të ofrojnë donacione me zbritje-taksash me çek (klikoni për informata) ose me kredit kartelë.

Ne falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar tashmë, dhe ne shpresojmë që të tjerët do të konsiderojnë që të bëhen përkrahës të RrGGK sot!