RRGGK lanson një mekanizëm të ri për qytetarët që t’i adresojnë brengat e tyre tek politikanët

Përmes projektit ‘Zëri i votuesve’, të lansuar më 16 shtator, votuesit mund të kontaktojnë RRGGK-në për t’ua parashtruar ankesat dhe sugjerimet e tyre për potikanët apo politikat në nivel komunal apo kombëtar. Qytetarët mund të thërrasin në numrin pa pagesë (0800 201 401) çdo ditë pune mes orës 9.00 dhe 17.00, mund të dërgojnë email (në adresën zerivotuesve@gmail.com) apo të marrin pjesë në takime publike. Projekti është përkrahur nga Ambasada Britanike dhe Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës (PTK).

Iniciativa Zëri i Votuesve i mundëson qytetarëve që t’i bëjnë prioritetet e tyre të ditura për zyrtarët e zgjedhur, dhe krahas avokimit t’i detyrojnë politikanët që t’i trajtojnë nevojat e qytetarëve si prioritete dhe jo si obligime dytësore.

Nga 16 shtatori deri më 31 tetor, janë realizuar 610 thirrje në linjën e ‘Zërit të Votuesve’. Brengat kryesore të popullatës ishin: korrupsioni i politikanëve; ndërprejet e rrymës; redukimet e ujit; mungesa e sistemeve të ujësjellësit, në veçanti në fshatrat ku banorët pinë ujë nga puset e patestuara; mungesa e sistemeve të kanalizimit në fshatra; dhe rrugët e paasfaltuara në zona rurale. Ata gjithashtu ankoheshin për nepotizëm, papunësi, varfëri, pensione dhe për situatën politike në Mitrovicën e Veriut. Qytetarët gjithashtu shprehën brengat e tyre gjatë takimeve publike të mbajtura në tetë komuna: Gjakovë, Vushtrri, Kastriot, Viti, Prizren, Drenas, Mitrovicë dhe Fushë Kosovë.

RRGGK publikoi raportin e vet të parë në të cilin paraqiti prioritetet e qytetarëve, publikim ky që përfitoi nga një mbulim i gjerë medial. Raporti më tej iu dorëzua Zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi dhe të gjithë deputetëve në
parlament.