Që nga viti 2012, RrGGK ka filluar të përfshihet në analiza gjinore të proceseve buxhetore të Kosovës. Për këtë arsye, me 22 janar, RrGGK ishte ftuar në një konferencë të nivelit të lartë mbi transparencën buxhetore në Kosovë, organizuar nga GIZ, në kuadër të projektit “Reformimi i Sistemeve të Financave Publike”. Konferenca u moderua nga z. David Nguyen-Thanh, Udhëheqës i Qendrës së Kompetencës për Reformën e Financave Publike dhe Administratës Publike në GIZ.
Konferencën e hapi znj. Angelika Viets, Ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë dhe Avdullah Hoti, Ministër i Financave në Republikën e Kosovës.
“Ministria e Financave do të tregohet transparente në mënyrën se si do të shpenzohet çdo cent nga buxheti i Republikës së Kosovës,” u shpreh z. Hoti. “Duhet të bëjmë përpjeke maksimale që secili cent të shpenzohet në mënyren e duhur.”
“Ministria e Financave do të tregohet transparente në mënyrën se si do të shpenzohet çdo cent nga buxheti i Republikës së Kosovës,” u shpreh z. Hoti. “Duhet të bëjmë përpjeke maksimale që secili cent të shpenzohet në mënyren e duhur.”
Gjatë konferencës u mbajtën tri panele: ·
- Paneli i parë: Pse është e rëndësishme transparenca buxhetore?
- Paneli i dytë: Roli dhe rëndësia e transparencës buxhetore në zhvillimin e buxhetit
- Paneli i tretë: Roli dhe rëndësia e transparencës buxhetore në zbatimin e buxhetit dhe kontrollin e tij
Në Panelin e parë, Mark Hallenberg, Drejtor i Qendrës së Qeverisjes Fiskale në Shkollën e Qeverisjes Hertie foli për rëndësinë e besueshmërisë së numrave dhe të dhënave, duke cekur që transparenca nuk arrihet vetëm duke pasur numra në dispozicion, por arrihet atëherë kur këta numra janë plotësisht të besueshëm. Si profesor, z. Hallenberg diskutoi për përfitimet që një buxhet transparent mund të sjellë për vendin. Ai citoi studime të ndryshme që lidhin transparencën me nivele më të larta të besimit (nga ana e qytetarëve dhe investitorëve), me investime më të larta, dhe me nivele më të ulëta të korrupcionit.
Në panelin e dytë, z. Klaus Feiler, Sekretar Shtetëror në Administratën e Senatit për Financa në Shtetin Federal të Berlinit, foli për transparencën e mënyrës se si përgatitet dhe ekzekutohet buxheti i shtetit federal të Berlinit. Ai po ashtu tregoi që Berlini ka 12 vite që ka integruar Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor në buxhetin përkatës. Në këtë Panel, Z. Agron Demi, Drejtor Ekzekutiv i Institutit GAP, kritikoi fuqishëm mungesën e transparencës në qeverinë e Kosovës, duke dhënë shembuj të rasteve të shumta ku GAP kishte kërkur informata prej qeverisë, të cilat nuk i kishin marrë asnjëherë.
Në Gjermani, sipas Bettina Hagedorn, Kryetare e Komisionit për Auditim në Bundestagun Gjermani, planifikimi i projekt buxhetit fillon në mars të vitit përkatës fiskal; në korrik u dërgohet deputetëve, të cilët kanë kohë ta lexojnë atë deri në shtator; diskutimet fillojnë në shtator, dhe zgjasin deri në nëntor.
Ndërkaq, sipas Besnik Bislimit, Kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në Kosovë, afati i leximit dhe konsultimit për projektbuxhetin 2015 ishte vetëm një ditë.
Ndërkaq, sipas Besnik Bislimit, Kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në Kosovë, afati i leximit dhe konsultimit për projektbuxhetin 2015 ishte vetëm një ditë.
Në konferencë u diskutuan shumë çështje dhe u bënë shumë krahasime në mes të shembullit gjerman dhe atij kosovar. Prej këtyre diskutimeve të shumta gjatë konferencës, mund të arrihet në konkludimin që nëse proceset fiskale kosovare do të bëhen më transparente, duhet të rritet kohëzgjatja e periudhës në të cilën deputetët mund të rishikojnë draft buxhetin, dhe po ashtu të rritet intensiteti i konsultimeve buxhetore.