RrGGK publikoi raportin mbi përgjigjen e akterëve të drejtësisë ndaj dhunës në familje

Nga qershori deri në shtator të vitit 2009, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), me mbështetje financiare nga Iniciativa për Siguri dhe Mbrojtjen e Grave (ISMG) e UNDPsë dhe me mbështetje nga Agjencia për Barazi Gjinore në zyrën e Kryeministrit të Kosovës
(ABGj), zhvilloi një hulumtim si reagim ndaj ofruesve të drejtësisë ndaj Dhunës në Shtëpi. Hulumtimi kishte për qëllim të “mbështes qeverinë e Kosovës dhe ligjvënësit drejt përgatitjes dhe zbatimit të Planit për Veprim Kombëtar kundër Dhunës në Shtëpi (PVK-DS) dhe
Ligjit kundër Dhunës në Shtëpi (LDS)”, ku që të dyja ishin në proces të draftimit. Qëllimi i hulumtimit ishte të krijohej një “kuptueshmëri gjithëpërfshirëse e sistemit të drejtësisë në Kosovë që i përket zbatimit të legjislacionit mbi dhunën në shtëpi”.

Më 22 shtator 2009 në Villa Gërmia në Prishtinë, më shumë se shtatëdhjetë persona morën pjesë në punëtorinë mbi “Qasjen në Drejtësi për Viktimat e Dhunës në Shtëpi”. Në mesin e pjesëmarrësve ishin zyrtarë nga Qendra për Punë Sociale, Strehimore, Gjykata Komunale, Gjykata Rajonale, Policia e Kosovës, Departamenti për Avokim dhe Asistencë ndaj Viktimave, Ministria e Punëve të Brendshme, e të tjerë. Pjesëmarrësit ishin të ndarë në tri grupe pune në mënyrë që ta rishikojnë draft-raportin e parë, “Reagimi i Ofruesve të Drejtësisë ndaj Dhunës në Shtëpi në Kosovë”, dhe të ofrojnë rekomandime. Grupet ishin: 1. Mbrojtja ndaj Dhunës në Shtëpi, 2. Policia e Kosovës, dhe 3. Mbrojtja e të drejtave dhe qasjes së viktimave. Në këtë raport gjithashtu u përfshinë rekomandimet e bëra nga grupi punues.

Me 23 nëntor, në Ndërtesën e Qeverisë, u publikua raporti “Më Shumë se Fjalë në Letër?” Përgjigja e Organeve të Drejtësisë Ndaj Dhunës në Familje”.

Duke u bazuar në intervista me më shumë se 60 përfaqësues të institucioneve, 96 viktima të dhunës në familje dhe hulumtimet e mëhershme, ky raport identifikon çështjet që kanë të bëjnë me legjislacionin ekzistues dhe zbatimin e tij. Të gjeturat dhe rekomandimet të cilat rezultojnë nga to kanë për qëllim t’i kontribuojnë hartimit të Ligjit të ri për mbrojtje kundër dhunës në familje, strategjisë kombëtare dhe Planit të veprimit kundër dhunës në familje edhe legjislacionit tjetër i cili qeverisë ndjekjen penale të krimeve të kryera në marrëdhëniet familjare, procedurat operative dhe punën e institucioneve përgjegjëse për sigurimin e qasjes në drejtësi.

Raporti vlerëson performacën e gjyqtarëve në ofrimin e mbrojtjes kundër dhunës në familje përmes mekanizmave
siç janë urdhrat për mbrojtje; ndjekja penale e akteve të dhunës në familje; hetimin e akteve të dhunës në familje nga Policia e Kosovës, si dhe veprimeve për të mbrojtur viktimat nga dhuna e mëtejshme; puna e institucioneve dhe
organizatave të ndryshme përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave të viktimave gjatë qasjes së tyre në drejtësi; dhe
perceptimet e qytetarëve për sistemin gjyqësor, që mund të ndikojnë në vendimet e tyre për të kërkuar drejtësi apo
për të heshtur. Raporti përfundon me rekomandime për hartuesit e politikave dhe institucionet individuale drejt rritjes
së qasjes në drejtësi për viktimat e dhunës në familje.

Raporti është në dispozicionin tuaj në faqen e internetit të UNDP-së (www.ks.undp.org ), të RrGGK-së (http://www.womensnetwork.org ), dhe Qeverisë së Kosovës (http://www.ks-gov.net/portal/eng.htm ).