RrGGK Publikon Raportin Vjetor 2013

Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju Raportin Vjetor të Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) për vitin 2013. Vitin e kaluar, RrGGK ka pasur arritje të qëndrueshme drejt përmbushjes së Planit Strategjik për vitet 2011-2014. Disa nga arritjet më të rëndësishme në vitin 2013 përfshijnë:
o   Qeveria e Kosovës ka aprovuar Planin Kombëtar të Veprimit në Kosovë për implementimin e Rezolutës 1325 për Gratë, Paqen dhe Sigurinë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me 29 Janar 2014. Që nga viti 2000 RrGGK ka avokuar për krijimin e Planit.
o   Me 8 Mars 2012, RrGGK ka organizuar protestën e parë me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve lidhur me sfidat që përballen gratë të cilat kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës. Përcjellur me avokim të vazhdueshëm në solidaritet me gratë e mbijetuara dhe parlamentaret, me 20 Mars 2014 parlamenti amandamentoj Ligjin Nr. 04/L-054 për përfshirjen e grave që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës.
o   RrGGK ka përkrahur Presidenten në themelimin e Këshillit Kombëtar që do të ofroj drejtësi dhe kujdes gjithpërfshirës për grate që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës.
o   Që nga viti 2012, RrGGK ka ofruar 34 grante, gjithsej €66,209, për organizatat anëtare përmes Fondit të Grave të Kosovës (FGK), duke iu mundësuar të përfitojnë direkt 1,883 grave diverse nga vendet rurale, me nevoja të vecanta, të etniciteteve të ndryshme, të rinjë dhe penzioneret.
o   Përmes iniciativave të FGK të udhëhequra nga gratë, si dhe përkrahjes së institucioneve në komuna, rreth 637 gra kanë përfituar kontrolle mjekësore falas, disa nga ato për herë të parë.
o   Nëpërmjet Iniciativës për Fuqizimin e vajzave (IFV), RrGGK ka përfshirë 150 vajza të cilat kanë avokuar për prioritetet e tyre tek Presidentja e Republikës së Kosovës dhe Ministria për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, si dhe tek zyrtarë të tjerë.
o   Ka krijuar Programin e Ri për Anëtarësim Individual, pjesë e së cilës janë bërë gra dhe burra nga e gjithë bota. Pagesat për anëtarësim kontribojnë në Fondin për Qëndrueshmërinë e RrGGK-së. Bëhuni pjesë e RrGGK duke aplikuar për anëtarësim individual sot!
o   Ka publikuar “Ku janë paratë për të drejtat e grave?”, një raport që ekzaminon deri në çfarë mase rrjedhin trendet globale të financimit për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore në Kosovë gjatë 15 vitet e fundit.
o   Ka përkrahur krijimin e dy Grupeve Avokuese për Barazi Gjinore (GABGJ), gjithsej dhjetë, që sjellin së bashku gratë në politikë dhe shoqëri civile drejt avokimit për të drejtat e grave dhe barazi gjinore në nivel komunal.
o   Ka organizuar shtatë punëtori interaktive për anëtaret e RrGGK, që drejtpërdrejtë iu ka mundësuar një numër të anëtareve të zhvillojnë kapacitet e tyre në avokim, shkrimin e projekt propozimeve, menaxhim të financave dhe marrëdhënie me publikun.
o   Ka hartuar ‘Mënyra Alternative për Ngritjen e Fondeve’, një manual me ide të reja për anëtaret e RrGGK, për të siguruar fonde për mbështetjen e punës së tyre.
      Më shumë informata rreth këtyre që përmendëm dhe iniciativave tona të tjera, i gjeni ne Raportin Vjetor.