RrGGK Uron Fitoren e dy Xhudisteve me Mirënjohje

Dje, më 2 shtator 2013, gjatë mbledhjes së rregullt të anëtareve të Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), u vendos që ti ipen mirënjohje për merita dy xhudisteve që përfaqësuan dhe sollën medaljen e artë, Majlinda Kelmendit dhe Nora Gjakovës.

Një delegacion i RrGGK do vizitoj të dy xhudistet për tu uruar fitoren dhe për të iu dorëzuar mirënjohjet, të enjten më 5 shtator 2013.
Si kampione e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi, është heroina e parë kombëtare e shtetit të Kosovës. Anëtaret e Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës i urojnë të dyjat për fitoren dhe shpresojnë se ato të dyjat do bëhen shembull për shumë vajza të Kosovës, ti realizojnë ëndërrat e tyre, sikurse dha mesazhin e saj Majlinda në aeroport: “Nuk ka rëndësi se ku fillon por ku do të arrish. Me përkushtim, punë dhe vullnet të madh, çdokush ia arrin qëllimit që synon”.

Rrjetit i Grupeve të Grave të Kosovës (RRGGK) është të përkrahë, mbrojë dhe promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave anembanë Kosovës, pa marrë parasysh bindjet e tyre politike, religjionin, moshën, nivelin e arsimimit, orientimin seksual apo aftësitë e kufizuara. RrGGK përmbush misionin e vet përmes këmbimit të përvojave dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe ofrimit të shërbimeve. Si Rrjet i 105 organizatave të grave nga të gjitha grupet etnike në tërë Kosovën, RrGGK avokon në emër të grave kosovare në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar.