Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dhe Shoqata Evropiane e Grave Juriste (EWLA) më 13 nëntor organizuan punëtorinë “Ligjet e Bashkimit Evropian (BE) për Barazinë Gjinore: Baza të tjera të diskriminimit dhe institucionet evropiane”.
Stafi i RrGK-së së bashku me eksperetet e EWLA-së, Katharina Miller, kryetare, EWLA, si dhe Sylvia Cleff Le Divellec diskutuan mbi diskriminimin në vendet e tyre si dhe mbi atë se çka duhet bërë që të luftohen pabarazitë e shumta gjinore.
Adelina Tërshani, Koordinatore e Projektit, RrGK ka vlerësuar lart këtë punëtori, duke theksuar se ka rëndësi të veçantë për shkak që ndihmon në kuptimin më të mirë të rolit të institutioneve të BE-së në luftimin e formave të ndryshme të diskriminimit me bazë gjinore.
“Duke qenë se në Kosovë ka mungesë të praktikave ligjore në raste të diskriminimit, është shumë me rëndësi për ne që të dimë të adaptojmë këto praktika gjatë ndjekjes së rasteve të diskriminimit”, ka thënë Tërshani.
Kjo punëtori u mbajt si vazhdimësi e punëtorisë katër ditore “Të Drejtat e Barabarta dhe Barazia Gjinore për gratë dhe burrat në Kosovë”, e cila u mbajt gjatë muajit tetor 2020.
Më shumë për këtë punëtori mund të lexoni KËTU.
Këto punëtori janë mbajtur në kuadër të nismës “Fuqizimi i Pjesëmarrjes së Grave në Politikë”, mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë.