RrGK dhe Ministria e Drejtësisë thellojnë bashkëpunimin

Të premten më 31 mars, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe Këshilltarja Politike Nazlije Bala vizituan zyrat e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK).

Gjatë takimit me Drejtoren e Programit dhe Udhëheqësen e Hulumtimit Nicole Farnsëorth, Menaxheren e Programit për Adresimin e Dhunës në Bazë Gjinore, Adelina Berisha dhe Zyrtaren e këtij programi Besarta Breznica, u diskutua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Ministrisë së Drejtësisë dhe RrGK-së, veçanërisht lidhur me luftimin e dhunës në bazë gjinore si dhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen.

“Ju falenderoj për pritjen e sotshme dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm. Ky bashkëpunim mes Ministrise së drejtësisë dhe Rrjetit të Grave të Kosovës duhet të fuqizohet tutje dhe duhet të mendojmë të bashkëpunojmë për gjërat që duhet t’i adresojmë së bashku në të ardhmen. Ne ju falenderojmë për bashkëpunimin e vazhdueshëm,” tha ministrja Haxhiu.

RrGK angazhohet që në bashkëpunim me institucione ta përmirësojë legjislacionin në lidhje me dhunën në bazë gjinore dhe për të siguruar buxhetim të përgjegjshëm gjinor. Ky angazhim i RrGK-së tregon një kujdes të veçantë për drejtësinë gjinore dhe ndërtimin e një shoqërie të barabartë dhe të drejtë.