Me 7 shkurt në Hotel Prishtina, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) në bashkëpunim me Shoqatën e Mamive të Kosovës organizuan një tryezë të rumbullakët për mbylljen e materniteteve në Kosovë, shkaktarët si dhe mundësitë e tejkalimit të kësaj situate dhe rifunksionalizimin e tyre.
Në këtë takim morrën pjesë përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, Federata Sindikale e Shëndetësisë, Komisioni Parlamentar për Shëndetësi, Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare si dhe pjesëtare të stafit të RrGK dhe Shoqatës të Mamive të Kosovës.
Magbule Elezi, Drejtore Ekzekutive e Shoqatës së Mamive të Kosovës, bëri hapjen e takimit, duke potencuar edhe një herë informaten se si në Kosovë ekzistojnë gjithsej 14 maternitete por fatkeqsisht disa prej tyre janë jashtë funksionit.
Edona Hajrullahu, Zëvendëse e Avokatit të Popullit u zotua se Institucioni i Avokatit të Popullit është mekanizem i barazisë dhe si i tillë ka përgjegjësinë të pranoj dhe hetoj ankesat e çdo qytetare/i dhe të informoj dhe rekomandoj insitutcionet publike. Për këtë arsye Hajrullahu në emër të zyrës së Avokatit të Popullit, shprehu gadishmërinë për të bashkëpunuar me të gjithë akterët përtej këtij takimi, që të gjitha gratë dhe vajzat të kenë çasje të barabartë në shëndetësi.
Gjatë takimit u diskuta edhe për maternitetet të cilat janë të hapura por jashtë funksionit dhe mungesen e gjinekologëve në to, gratë dhe vajzat në zona rurale qoftë edhe për kontrolle të rregullta gjinekologjike duhet të shkojnë në qytet më të afërta në vizita gjinekolologjike.
Pastaj, Xhejrane Lokaj, tregoi që ajo ka punuar që nga viti ’78 si mami, në sallë dhe edukim. Ndërsa tani vitet e fundit ajo punon në sektorin e emergjencës pasi që materniteti nuk është funksional. “Materniteti nuk është i mbyllur në Dragash unë edhe sot këtu e kam çelsin me vete, dhe sa herë shkoj në punë mund ta hapi mirëpo kjo nuk ndërron asgjë. Gratë në rajonin tonë nuk janë të barabarta me gratë në rajonet tjera e sidomos në zonat urbane”, u shpreh Lokaj. Tutje ajo u shpreh se gratë e 36 fshatrave të komunës së Dragashit duhet të udhëtojnë së paku 60 kilometra qoftë edhe për një terapi hormonale.
“Unë nuk po e kuptoj atëherë pse kemi shkollë të mesme për mami, pse kemi drejtim në fakultet për mami? Nese nuk ka vende të punës për mami atëherë pse po prodhojmë kuadro në këtë lami”, shtoi ajo.
Ndërsa, Igballe Rogova, Drejtore Ekzekutive e RrGK, u shpreh se shëndeti i grave është një nga pikat e strategjisë së RrGK, dhe RrGK ndër vite ka punuar shumë në këtë drejtim, duke dërguar reagime në media, duke dhënë rekomandime në ligje dhe duke publikuar raporte hulumtuese.
Ndër të tjerash u diskutua edhe për maternitetet funksionale që duhet edhe të mirren si modele, e ndër to u përmend ai i Podujevës.
Poashtu u ndanë edhe informata të tjera mbi gjendjen e materniteve të tjera si ai Kaçanikut, Istogut dhe për sfidat e tyre. Takimi vazhdoi deri në fund me diskutim e debat.
Ndërsa si përfundim tri rekomandimet kryesore ishin:
- Shoqata e Mamive të Kosovës të përfshihet në të gjitha grupet punuese ku debatohet dhe meren vendime në të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore për mamitë dhe profesionin e tyre;
- Delegimi i gjinekologëve nga Ministria e Shëndetësisë në të gjitha maternitetet ku mungojnë gjinekologët që mundëson rifunksionalizimin më të shpejtë të materniteteve si dhe përshkrimi i detyrave dhe kompetencave të mamive në bazë të niveleve shëndetësore.