RrGK dhe Strehimoret avokojnë te deputetët e Kuvendit të Kosovës

Me 7 dhjetor 2018, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) së bashku me përfaqësueset e strehimoreve dhe qendrave ditore që ofrojnë shërbime për viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit me qenie njerëzore dhe fëmijët pa përkujdesje prindërore, i drejtuan një letër deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Në fazën kur po diskutohej aprovimi i projekt buxhetit për vitin 2019, RrGK dhe strehimoret e listuara më poshtë, i bënë thirrje deputetëve të alokojnë buxhet për punën e strehimoreve dhe qendrave ditore. Republika e Kosovës e ka për obligim ligjor të përkrahë financiarisht punën dhe mbarëvajtjen e këtyre institucioneve, me qëllim të ofrimit të mbrojtes dhe të rehabilitimit të viktimave të dhunës në familje, trafikimit apo fëmijët që nuk kanë përkujdesje prindërore.

Si rezultat i këtij reagimi Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, deputetja Vjosa Osmani dhe deputeti Armend Zemaj, me 17 dhjetor, pritën në takim përfaqësueset e RrGK-së, me ç’rast z. Hoti premtoi se kërkesa e RrGK dhe strehimoreve do të mbështetet në përputhje me ligjet në fuqi. Grupi Parlamentar i LDK-së është shprehur se të paraqesin amendament në buxhetin e vitit 2019 për këtë kërkesë dhe presin që kjo të mbështetet nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Lexoni letrën e plotë drejtuar deputetëve këtu:

https://womensnetwork.org/wp-content/uploads/2019/01/Let%C3%ABr-drejtuar-Kuvendit-te-Kosoves_ALB.pdf