Me kërkesë të zyrës së Bankës Botërore në Kosovë me datë 23 maj Simeon Djankov, Drejtor i Raportit Botëror për Zhvillim dhe Diego Garrido Martin, Zyrtar i Lartë i Operacioneve në Zyrën e Bankës Botërore në Kosovë mbajtën një takim me Drejtoren Ekzekutive të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), Igballe Rogova.
Në takim u diskutua lidhur me studimin e vitit 2019 të Bankës Botërore për Gratë, Biznesin dhe Ligjin. Rogova ka njoftuar Djakonv dhe Garrdio Martin me sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e mëtutjeshëm të pozitës ekonomike së vajzave dhe grave në Kosovë.
Mysafirët vlerësuan lart kontributin dhe punën që RrGK bën në fuqizimin ekonomik të grave, por edhe në fusha të tjera të cilat kontribuojnë për përmirësimin e pozitës së vajzave dhe grave në shoqërinë kosovare.
Që nga viti 2009 studimi Gratë, Biznesi dhe Ligji ka zgjeruar debatin mbi barazinë gjinore si dhe ka ndihmuar në kauzën për rritjen e mundësive ekonomike të grave. Përgjatë dekadës së fundit, ky studim ka arritur që t’i mbulojë 187 ekonomi dhe 8 tema që ndërlidhen me pjesëmarrjen e grave në fushën ekonomike.
Studimin e vitit 2019 Gratë, Biznesi dhe Ligji në gjuhën angleze mund ta gjeni KËTU.