Download File
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) do të prezantojë publikisht dokumentin më të ri të politikave më 8 nëntor 2017 në Hotel Sirius, të titulluar Progresi i Kosovës në përafrimin e ligjeve të saja me ligjet e Bashkimit Evropian (BE) mbi barazinë gjinore. Dokumenti është shkruar nga dy avokate të njohura evropiane, të specializuara në çështjet për barazi gjinore, Sylvia Cleff le Divellec dhe Katharina Miller, me kërkesë të RrGK-së dhe mbështetje financiare nga Fondacioni Kvinna till Kvinna.