RrGK mbajti mbledhjen e parë me anëtaret për vitin 2019

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) me 4 shkurt në Prishtinë mbajti mbledhjen e parë të rregullt të Kuvendit të Anëtareve për vitin 2019, takim ky në të cilin morën pjesë rreth 66 përfaqësuese nga organizatat anëtare të RrGK-së, Lobi për Barazi Gjinore (LBGJ), institucionet kosovare si dhe mbështetës të misionit dhe punës së RrGK-së.

Diskutimi dy orësh pro-aktiv u hap nga Drejtorja Ekzekutive e RrGk-së, Igballe Rogova, e cila tha se deri më tani zbatimi i strategjisë së RrGK-së është duke ecur mirë. Ajo shtoi se viti 2019 i kushtohet solidaritetit ndërmjet grave, veçanërisht ndërmjet grave në shoqëri civile dhe politikë, si në nivelin qëndror poashtu edhe në atë lokal, si dhe solidaritetit ndërmjet grave votuese.

Ajo shpjegoi rëndësinë e solidaritetit dhe nevojën për të ju kthyer punës së terrenit.
“Jemi në kohën e solidaritetit me gratë në politikë”, tha Rogova, “Mendoj se të gjitha ne duhet t’i kthehemi punës në terren. E di që jemi mbyllur paksa në zyrat tona. Duhet të dalim nga zyrat, sepse ka vajza dhe gra që presin që ne t’u trokasim në dyert e tyre”, vazhdoi ajo.

Rogova tutje përmendi rëndësinë e dy nismave të fundit; aksionit katër vjecar të quajtur “Fuqizimi i Pjesëmarrjes së Grave në Politikë”, mbështetur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, si dhe nismën tjetër në bashkëpunim me UN Women, e cila synon ta ndalë dhunën ndaj grave dhe vajzave, në bashkëpunim me institucionin e Avokatit të Popullit. Të dyja këto nisma do të mbështesin RrGK-në dhe anëtaret e saj të bëjnë hapa të mëdhenj për zbatimin e strategjisë së RrGK-së për vitet 2019-2022.Rogova vuri në pah se edhe për këto dy nisma, si për çdo projekt tjetër, llogaridhënia dhe transaprenca mund të shihen pasi çdo cent i shpenzuar publikohet edhe në faqen e internetit të RrGK-së.

Adelina Tërshani, Koordinatore e Projektit, RrGK, tha se qëllimi kyç i nismës së mbështetur nga UN Women është të fuqizojnë vajzat dhe gratë duke i informuar ato për mënyrat e duhura për të kërkuar drejtësi, si dhe për hapat institutional që duhet ndjekur për ta raportuar dhunën me bazë gjinore.
“Nga ajo që kemi parë, këto raste të dhunës më së shumti ndodhin ndërmjet familjarëve”, tha Tërshani. “Ne synojmë t’i informojmë [njerëzit] dhe të shtojmë vetëdijen në atë se si duhet raportuar një rast te institucionet përgjegjëse; në Polici, te Avokati i Popullit si dhe institucionet e tjera relevante”.

Pjesëmarrëset vlerësuan mbështetjen e marrë nga RrGK-ja, gjithashtu ato treguan shqetësimet e tyre si dhe diskutuan për aktivitetet e planifikuara përgjatë këtij viti.
Selvije Rexhepi, e emëruar së fundmi Nënkryetare e Komunës së Kllokotit shtoi se pa mbështetjen e RrGK dhe LBGJ nuk do të mund ta kishte arritur këtë post kaq të rëndësishëm.

Nga Organizata e Personave me Distrofi Muskulare e Kosovës (OPDMK), Resmija Rrahmani ngriti rëndësinë e mbështetjes së personave me aftësi të ndryshme fizike.
“Çdo organizatë duhet të solidarizohet me gratë me aftësi të kufizuara”, tha ajo. Ne nuk e kemi mbështetjen e nevojshme. Ndoshta kjo ndodh për shkak të hezitimit, ose ndoshta nga mungesa e informatave. Kemi nevojë për më shumë mbështetje sepse të gjithë kemi disa nevoja të veçanta “, tha Rahmani.
Duke treguar mbështetje për gratë me aftësi të kufizuara, Rogova shtoi se gratë duhet të mbështesin njëra-tjetren edhe më shumë në diskursin publik.
Ne duhet ta perkahim njera tjetrën publikisht, poashtu edhe në punën ne terren, e sidomos të punojmë me gratë votuese, tha Rogova.
Është koha të lëmë pas inatin dhe xhelozinë, shtoi ajo.
“Është koha për të treguar burrave që thonë se gratë kanë vetëm mosmarrëveshje, t’u tregojmë atyre se ne mund të bashkëpunojmë” ajo vazhoi. Ne kemi një qëllim: për të shkuar së bashku atje ku duam të shkojmë, ta arrijmë barazinë gjinore në Kosovë. Ne kemi arritur ndryshime në Kosovë, “shtoi Rogova.

Luljeta Limani Sylejmani nga Shoqata e Policisë së Grave të Kosovës spjegoi se ato kanë ndjerë nevojën për krijimin e rrjeteve në mënyrë që të kërkojnë të drejtat e tyre që tashmë janë të garantuara me ligj, por nuk po zbatohen. “Qëllimi ynë është të rrisim numrin e vajzave dhe grave në polici,” shtoi ajo. “Me nismën e Shoqatës ne kemi arritur të kemi një kuotë 30% për përfaqësimin e grave në këtë institucion,” tha ajo.
Adelina Berisha e cila po merr pjesë në emër të RrGK në organizimin e marshit vjetor Marshojmë s’festojme
i cili do të mbahet me 8 mars, në ditën ndërkombëtare të gruas, njoftoi pjesëmarrësit rreth takimeve të organizimit dhe se tema e këtij viti është e drejta e grave për punësim. Ajo inkurajoi anëtarët të organizojnë aktivitete të ngjashme në komunat e tyre si vitin e kaluar. Ajo gjithashtu inkurajoi anëtarët për të marrë pjesë në ngjarjen vjetore “One Billion Rising” (Një Miliardë në Këmbë), më 14 shkurt, organizuar nga Artpolis.

Anëtarët gjithashtu ndanë informata rreth aktiviteteve në komunat e tyre, si Mitrovica dhe Obiliqi.
Në fund pjesëmarrsit vendosën që takimi i ardhshëm LBGJ te mbahet me 11 shkurt ndërsa takimi i ardhshëm i Koalicionit për Barazi në mars dhe takimi i radhës i RrGK-së në javën e parë të prillit, i cili do të përfshijë një takim një ditor në një të shtune.
RrGK do të ndaj informata për të gjtiha aktivitetet.

Ky takim u organizua me mbështetjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim, ndërsa pjesëtarët e stafit të RrGK-së të mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, UN Women dhe Kvinna till Kvinna gjithashtu morën pjesë.