RrGK mirëpret përfaqësuesit e ADA

Më 16 nëntor, Sandra Horina, Këshilltare dhe Drejtore e Zyrës Koordinuese për Bashkëpunim Teknik, nga Agjencioni Austriak për Zhvillm (ADA) vizitoi zyrën e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK).  

Igballe Rogova, Drejtore Ekzekutive e RrGK-së dhe Nicole Farnsworth, Drejtore e Programit, Udhёheqёse e Hulumtimit, e njoftuan atë me punën, aktivitetet dhe avokimet e RrGK-së, gjithnjë me gatishmëri që RrGK të vazhdojë bashkëpunimin me ADA.  

Tashmë për vite me radhë, ADA mbetet ndër partnerët më të ngushtë në rrugëtimin e RrGK-së për fuqizimin e lëvizjes feministe në Kosovë. Falë mbështetjes së marrë nga ADA në të kaluarën, RrGK ka shënuar disa arritje të mëdha.  

LEXO EDHE: RrGK dhe ADA mbajnë punëtori për integrimin e perspektivës gjinore në dokumente të programeve