Rrjeti Strategjik i Politikave Gjinore, FEG shpreh shqetësime për vonesat në miratimin e ligjit të punës

Më 27 shkurt, Rrjeti Strategjik i Politikave Gjinore u takua në Prishtinë. Ndër çështje të tjera, pjesëmarrësit diskutuan shqetësimet se Ligji për Punën ishte hequr nga kalendari legjislativ për vitin 2024. Ata ranë dakord të bashkohen për të nxitur ndryshimin dhe procedimin urgjent të Ligjit, i cili ka disa implikime për pjesëmarrjen e grave në fuqinë punëtore dhe barazinë gjinore.

Ky Rrjet është një iniciativë e vazhdueshme, duke mbajtur takime të rregullta, e cila bashkon gra deputete, Agjencinë për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit, Zyrën e Presidentës së Kosovës, Institutin Kombëtar Demokratik, Rrjetin e Grave të Kosovës (RrGK) dhe organizata të tjera në avancimin e barazisë gjinore në Kosovë. Rrjeti synon të identifikojë mënyra për të forcuar pjesëmarrjen e grave të ndryshme në politikë dhe vendimmarrje.

Gjatë takimit të fundit, Drejtoresha Ekzekutive e RrGK, Igballe Rogova, ndau gjithashtu informacione rreth analizës së fundit gjinore të RrGK-së për  ekonominë joformale.

Forumi Ekonomik i Grave (FEG) gjithashtu ka dërguar një letër avokuese duke shprehur shqetësimet e tij se Ligji për Punën është hequr nga agjenda legjislative. RrGK iu bashkua dhjetëra OShC-ve të tjera në nënshkrimin e kësaj letre, duke bërë thirrje që ligji të ecë përpara dhe të përfshijë kontributet e shoqërisë civile bazuar në Direktivën e BE-së për Balancimin e Punës dhe Jetës.