Me 18 tetor, Shoqata e të Verbërve dhe me të Pamur të Dobësuar në Rahovec,organizoi takimin përmbyllës në kuadër të projektit “Vetëdijësim rreth përkrahjes dhe mbështetjes së personave të verbër dhe personave me të pamë të dobësuar”, ku përveç personave të verbër dhe me të pamur të dobësuar e familjarëve të tyre, morrën pjesë përfaqësues të insititucioneve qeveritare dhe komunale si dhe përfaqësueset nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK).
Takimi u hap nga Drejtorja Ekzekutive e SHVPD, Xhylfirje Bytyqi e cila përshenteti dhe ju uroi mirëserardhje të gjithë të pranishmëve.
Ndonëse ky ishte takimi i fundit dhe përmbyllës i këtij projekti, stafi i SHVPD shfyrtëzoi rastin që njëherit edhe të shpalos rezultatet e arritura gjatë pesë muajve sa është realizuar ky projekt. Përfshirë marrëveshjën e suksesshme me Drejtorinë e Arsimit për t’i dërguar në Shkollën Speciale për të Verbër në Pejë katër fëmijë me të pamur të dobësuar si dhe vendimin për formimin e listës së përsonave të verbër të cilët kanë nevoj për mësim të shkrim-leximit për të cilët do të krijohen klasat.
SHVPD me sukses poashtu ka inforumuar persona të verbër dhe me të pamur të dobësuar nga Komuna e Rahovict mbi të drejtat e tyre të garantuara me ligjin Nr. 04/L – 092 për personat e verbër, ligj ky i cili është miratuar që nga viti 2012 po ende nuk po zbatohet.
Ndër të tjerash SHVPD ka avour me sukses në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqeniës Sociale ku ata kanë marrë konfirmim që kjo drejtori do të ndihmoj fëmijet e verbër dhe me të pamur të dobësuar të cilët kanë nevoj per transport për në shkollë dhe për t’i kthyer ata në shëpi. Ata poashtu u zotuan se dera e tyre është e hapur për të gjithë personat e verbër dhe të pamur të dobësuar për çfardo ndihme që atyre u nevojitet nga kjo drejtori.
Ky projekt është mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) i Rrjetit të Grave të Kosovës si dhe është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.