ShVPD rikthehet me trajnime të alfabetit Brajell

Pas një ndërprerje për rreth tre muaj, për shkak të pandemisë COVID-19, anëtarja e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), Shoqata e të Verbërve dhe me të Parë të Dobësuar (ShVPD) me datën 24 qershor në Rahovec, ka vazhduar trajnimet bazike në shkrim-lexim sipas alfabetit Brajell. 

Ky takim mblodhi 10  pjesëmarrës nga etni të ndryshme nga Rahoveci dhe fshatrat Gexhe, Xërxë, Ratkoc, Hoqë e Vogël dhe Dejnë, të cilët nuk dinë shkrim-lexim dhe nuk kanë njohuri të mësimit bazik. 

Udhëheqësja e trajnimit, Xhylferije Bytyqi, në fillim e bëri një vlerësim të përgjithshëm lidhur me përparimin që kanë treguar pjesëmarrësit brenda 15 takimeve që kanë mbajtur deri më tani. 

“Në kuadër të prjektit do të mbahen edhe pesë takime të tjera, gjithsej 20 takime”, theksoi Koordinatorja e Projektit, Goneta Mustafa.

Ky takim dhe kjo nismë mbështetet nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) dhe financohet nga Agjensioni Austriak për Zhvillim (ADA) dhe bashkëfinancohet nga UN Women.  

Përveç  SHVPD, përfituese nga raundi i 14-të i FGK-së janë edhe 19 organizata anëtare të tjera. Listën e plotë mund ta lexoni KËTU.   

Lexo më shumë lidhur me këtë nismë:
Trajnime për luftimin e analfatizmit të personave të verbër dhe me të parë të dobësuar