Me 27 mars në zyrat e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) për vizitë ishin një grup studentësh nga Instituti Danez për studime jashtë vendit (DIS) nga programi për të Drejtën Humanitare dhe Konfliktet e Armatosura. Viteve të fundit gjenerata të ndryshme të këtij programi kanë vizituar RrGK-në përgjatë vizitave të tyre studimore në Kosovë.
Koordinatorja e Projekteve në RrGK, Nertila Qarri-Gërguri njoftoi studentët me punën dhe aktivitetet e RrGK-së që nga themelimi i organizatës në vitin 1996. Me theks të veçantë në këtë takim u diskutua për rolin e grave në proceset shoqërore dhe në arritjen e barazisë gjinore.
Studentët falënderuan RrGK-në për mirëpritjen, duke shtuar se takime të tilla u ndihmojnë që të kenë përvoja nga afër për praktikat më të mira të kontributit të vajzave dhe grave në shoqëritë post-konfliktuale.