Studentët nga Universiteti Essex vizitojnë RrGGK

 Studentët nga Universiteti Essex që studiojnë në Qendrën e të Drejtave të Njeriut, vizituan RrGGK-në me 16 Qershor. Ata shfaqën interesim që të mësojnë më shumë për përvojat e aktivisteve për të drejtat e grave në Kosovë, zhvillimet e fundit dhe sfidat për të drejtat e njeriut, si dhe për pengesat e mundësitë në të ardhmen.

     Menaxherja e Programit dhe Hulumtuesja Nicole Farnsworth, informoi studentët për punën e RrGGK, historinë e lëvizjes së grave në Kosovë, si dhe për Raportin mbi Monitorimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1325 në Kosovë.
    Pas këtij prezentimi, studentët patën mundësinë të bëjnë pyetje të ndryshme. “Ky ka qenë njëri ndër takimet më të mira që kam marrë pjesë ndonjëherë. Ju bëtë një prezantim të shkëlqyeshëm dhe ne u njdemë të lirë të bëjmë çfarëdo pyetje që donim”, tha njëri nga pjesëmarrësit në takim.