Studentja kosovare ndan pasionin e saj për të adresuar pabarazitë, duke kryer praktikën në RrGK

 Ardita Avdija është në vitin e fundit të studimeve për psikologji në Universitetin e Prishtinës. Këta katër muajt e fundit, ajo ka qenë praktikante në marrëdhëniet me publikun te Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK). Edhe pse studion në një fushë tjetër, dëshira e saj për të fituar më shumë shkathtësi në shkrimin profesional dhe marrëdhëniet me publikun është shumë e madhe. Përpara praktikës në RrGK, ajo punonte në stacione radiofonike lokale, promovonte librat e shumë autorëve, dhe merrte pjesë në trajnime joformale, të cilat e ndihmuan t’i jepte formë përceptimeve lidhur me çështjet aktuale të kohëve të fundit. Pjesa më e dashur për të gjatë punës në RrGK ishte kryesisht përfshirja në luftën për të drejtat e grave dhe fuqizimin e tyre. Ajo ndihet me shumë fat që ka dhënë kontributin e saj dhe që ka ndihmuar personelin me përgatitjen e shkrimeve dhe raporteve, si dhe me detyra logjistike në kuadrin e projekteve, sa herë që paraqitej nevoja. 
       Gjëja më interesante për të ishte kuptimi i problemeve me të cilat përballen gratë kosovare dhe i çështjeve gjinore nga një perspektivë më e thellë. Siç tha edhe Ardita, puna gjatë studimeve ishte sfiduese, por ajo e dinte se kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për të përmirësuar dhe mësuar shumë shprehi të tjera, duke marrë parasysh punën e madhe e të shkëlqyer që është duke bërë Rrjeti. Ardita planifikon ta përdorë këtë përvojë për të zgjeruar botëkuptimin e saj për feminizmin dhe për të avokuar për barazinë gjinore, dhe kjo e bën të punojë më tej në këtë fushë. “Dëshiroj të kontribuoj më shumë dhe ta ruaj potencialin për të dhënë kontribute të konsiderueshme në të ardhmen e afërt lidhur me të gjitha vizionet dhe idetë që kam”, vuri në dukje Ardita. Ajo ndihet vërtet me fat që ka shërbyer si vullnetare në një organizatë si RrGK-ja.