Svet Andjela ndihmon rritjen e pjesëmarrjes së grave në procesin zgjedhor

Organizata Svet Andjela përmes shumë aktiviteteve si tryeza, takime e trajnime ka arritur që të forcojë kapacitetet e 64 grave për pjesëmarrje aktive në jetën politike dhe publike. 

Në kuadër të nismës “Rritja e pjesëmarrjes së grave në procesin zgjedhor” mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës Svet Andjela ka rritur ndërgjegjësimin e 10 këshilltarëve dhe përfaqësuesve për rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në politikë dhe në proceset vendimmarrëse.

Gjithashtu është përmirësuar komunikimi dhe bashkëpunimi ndërmjet këshilltarëve dhe liderëve të partive politike për çështje që gratë i konsiderojnë si prioritete.

Organizata ka mbajtur 6 trajnime të ndryshme të mbajtura në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok me ç’rast është avokuar për rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë dhe në proceset vendimmarrëse në këto dy komuna.

Organizata gjithashtu ka zhvilluar gjashtë takime me këshilltarët komunalë dhe zyrtarë të institucioneve lokale.

Gjatë zbatimit të kësaj nisme është parë se gratë kanë marrë pjesë aktive në politikë dhe në proceset vendimmarrëse në nivel lokal si dhe i kanë motivuar vajzat dhe gratë të tjera që të përfshihen në politikë dhe në proceset vendimmarrëse.

Svet Andjela ka realizuar këtë nismë si përfituese e grantit të raundit të 15-të të Fondit të Grave të Kosovës mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, përmes nismës së RrGK-së “Fuqizimi i Pjesëmarrjes së Grave në Politikë”.