Rrjeti Mbikëqyrës i Buxhetimit Gjinor prezanton dokumentin mbi financimin e donatorëve për barazinë gjinore në Komisionin e OKB-së për Statusin e Grave

Rrjeti Mbikëqyrës i Buxhetimit Gjinor (RrMBGJ) për Ballkanin Perëndimor dhe Moldavinë prezantoi dokumentin e tij të punës me titull “Ndriçimi i çështjeve: Financimi i jashtëm shumëpalësh: Përmbushja e zotimeve për barazinë gjinore” në një ngjarje shtesë gjatë takimit të Komisionit të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Statusin e Grave (KSG) në Nju Jork më 22 mars 2024. E bashkëorganizuar nga RrMBGJ dhe Keystone International, kjo ngjarje u mbajt në kontekstin e fokusit të KSG-të në financimin për barazinë gjinore, duke synuar të nxjerrë në pah sesi përdorimi i buxhetimit të përgjegjshëm gjinor nga donatorët shumëpalëshe mund të kontribuojë në më shumë financim dhe financim më të mirë për arritjen e synimeve globale të barazisë gjinore, siç janë ato që ndërlidhen me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Dokumenti i punës i RrMBGJ-së thekson rëndësinë e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor nga donatorët shumëpalësh si agjencitë e OKB-së, Bashkimi Evropian (BE) dhe Banka Botërore. Nëse donatorët shumëpalësh do të mbështesin institucionalizimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në vende të veçanta, kjo mund t’i shërbejë mirë përpjekjeve të tyre nëse ata vetë demonstrojnë praktikat më të mira në buxhetimin e përgjegjshëm gjinor. Për më tepër, buxhetimi i përgjegjshëm gjinor mund të kontribuojë në rezultate më efikase, efektive, transparente dhe me më ndikim drejt arritjes së barazisë gjinore, duke përmirësuar mënyrën se si ndahen burimet nga të cilat përfitojnë gratë dhe burrat të ndryshëm në punën e zhvillimore.

How Multilaterals Are Walking the Gender Budget Talk?” Si autore e dokumentit të punës, Drejtoresha e Programit të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) dhe Hulumtuesja Kryesore, Nicole Farnsworth ka prezantuar gjetjet dhe rekomandimet kryesore gjatë panelit “Ndriçimi i çështjeve: Si i zhvillojnë diskutimet organizatat shumëpalëshe për buxhetin gjinor?”, të organizuar nga RrMBGJ.

“Teksa buxhetimi i përgjegjshëm gjinor është përdorur kryesisht nga qeveritë, ai mund të zbatohet edhe në çdo cikël buxhetor,” theksoi ajo.

Bazuar në praktikat më të mira në buxhetimin e përgjegjshëm gjinor, donatorët shumëpalësh duhet të ofrojnë një deklaratë buxhetore gjinore, duke detajuar se si financimi i zhvillimit do të avancojë barazinë gjinore, duke marrë parasysh ndërthurjet me moshën, përkatësinë etnike dhe aftësinë e kufizuar. Më pas, donatorët shumëpalësh mund të udhëheqin me shembull, duke raportuar se si financimi ka kontribuar në zotimet për barazinë gjinore, kjo ishte një nga gjetjet në këtë dokument të punës. Ata gjithashtu mund të publikojnë më mirë shpenzimet e tyre për barazinë gjinore në mënyrë të përshtatshme dhe të kuptueshme për përdoruesit.

Ludmila Malcoci nga Keyston Moldova, një tjetër anëtare e RrMBGJ-së, prezantoi një rast studimi mbi gjininë dhe aftësinë e kufizuar nga po i njëjti dokument, duke vënë në dukje se strategjitë dhe financimi nga donatorët shumëpalësh rrallë kanë marrë parasysh se si aspekti gjinor ndërthuret me aftësinë e kufizuar për të krijuar mangësi të shtuara që duhen adresuar në punën e zhvillimit.

Pjesëmarrës të tjerë në panel ishin përfaqësues nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OBZHE), Agjencia Austriake për Zhvillim, UN Women, Grupi Buxhetor i Grave në Mbretërinë e Bashkuar dhe Lobi Evropian i Grave

Gjatë diskutimit, Jesus Sanchez Mugica nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) – donator shumëpalësh i shqyrtuar në dokumentin e punës, theksoi rolin vendimtar të shoqërisë civile në mbajtjen përgjegjëse të qeverive dhe institucioneve ndërqeveritare për përdorimin e financave publike për

të arritur objektivat e barazisë gjinore. Ai vlerësoi punën e RrMBGJ-së në këtë drejtim dhe tha se UNDP do të shqyrtojë se si mund të zbatohen rekomandimet. Diskutimi është në dispozicion në video, kurse RrMBGJ do të bëjë një lansim online të dokumentit të përfunduar punës të më vonë këtë vit, kështu që na ndiqni për më shumë informata!

Gjatë KSG-së nga 18-22 mars, përfaqësuesit e RrMBGJ u rrjetëzuan gjithashtu me përfaqësuesit e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Demokracinë (UNDEF) dhe përfituesit e granteve, si dhe morën pjesë në ngjarje mbi ndikimet e ndryshimeve klimatike në barazinë gjinore, ekonominë e kujdesit, ndërtimin e ekonomive gjithëpërfshirëse feministe, hendekun gjinor të pagave dhe vendosjen e “Tatimit të Zacchaeus”, një tatimi global mbi pasurinë, duke përfshirë edhe mbi korporatat shumëkombëshe që aktualisht shmangin tatimet teksa grumbullojnë të ardhura të konsiderueshme. Ata prezantuan RrMBGJ në ngjarje dhe inkurajuan organizata të tjera të shoqërisë civile që t’i bashkohen Rrjetit.

Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Suedia mbështetën pjesëmarrjen e RrMBGJ-së në KSG, ndërsa Keyston International aranzhoi qasjen e anëtarëve.