Takimet e Feministeve të reja po vazhdojnë…

 Takimet me feministet e reja të Kosovës nuk kanë të ndalur. Kësaj rradhe takimet mblodhën rreth 44 vajza në Prizren, Gjilan, Mitrovicë dhe Gjakovë me 8-11 shtator.
 Pjesëmarrëset vazhduan t’i diskutojnë problemet dhe vështirësitë me të cilat ato po ballafaqohen.
Pothuajse në të gjitha qytetet u ngritën çështjet e njëjta, duke përfshirë mungesën e qasjës në arsim, ngacmimet seksuale në rrugë, shkollë dhe punë.
    Një pjesëmarrëse u shpreh se “pyetjet për statusin martesor, dhe kërkesat për fotografi të aplikantëve nëpër aplikacione pune duhet të ndalohen ligjërisht”.
Probleme tjera që u ngritën ishin poashtu martesat e hershme, mungesa e njohurive mbi shëndetin riprodhues, si dhe mungesa e psikologëve të kualifkuar nëpër shkolla.  Vajzat u shprehën se këto probleme mund të mënjanohen me punë dhe përkushtim.
Kjo iniciativë e cila tani ka emrin “FemACT – Diskutojmë, por edhe veprojmë” do të vazhdoj me aktivitete edhe në muajt në vazhdim.